Video/ Kraja, një nga destinacionet e magjishme shqiptare

E shtunë, 27 Prill, 2024

Kraja, perla dhe vendi magjik, për të kaluar pushime, lugina e bukur ku ndodhen 8 fshatra: Arbneshi, Skjeja, Ostrosi Madh, Ostrosi Vogel, Martiq, Boboshti, Keshtenja, Ftjani.

Kraja gjendet në pjesën jugperëndimore të Liqenit të Shkodrës, nën shpatet e malit të Rumisë, në drejtimin lindje-perëndim. Në lindje fillon nga fshati Skje duke përfunduar në perëndim me Marstjepaj. Një përkufizim i tillë është për kohën e tashme, ndërsa në të kaluarën kjo krahinë ka pasur shtrirje me të gjerë territoriale. Me këtë shtrirje territoriale, sipërfaqja e Krajës është 143.8 km2 me popullsi prej 1881 banorësh (2011), ndërsa në aspektin administrativ është në kuadër të komunës së Tivarit.

Rumia është mali më i lartë i Krajës me lartësi 1595 m., pastaj Mali i gjanë 1323m.

Vizitorë nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare për rreth dhe shumica emigrantë nga Europa, SHBA, Kanadaja, vizitojnë shpsh Krajën, përjashtim bën periudha e pandemisë që po kalojmë.

Çdo vit Kraja, e cila ka mbetur që me kufirin londinez si pjesë e Malit e Zi, është një destinacion turistik mjaft i kërkuar.

Kraja, me një shtrirje 25 kilometra, dhe nje popullsi 99 përqind shqiptare, me 8 fshatra te shquar për shkak të ngjarjeve të veçanta kombëtare të cdo fshati te kësaj ane është lugina e legjendave, ajo është pjesë e historisë së kombit shqiptar, e dalluar për patriotizmin,  trimërinë, bujarinë dhe mikpritjen e madhe shqiptare.

Kraja është e fashme për prodhimin e gështenjave, shegëve, fiqve, duhanit, kultivimin e Bletëve, mbajtjen e Blegtorisë, dhe frekuentimin e Liqenit të Shkodrës.

  1. Shoqata Atdhetare “Kraja”, e cila është me seli në Staten Island – New York,  shoqatë, e cila, është jo qeveritare dhe jo përfituese(NGO), në SHBA, të cilët për  Krajën dhe familjet e tyre kanë bërë shumë dhe vazhdojnë të mos e harrojnë kurrë vendlindjen e tyre.

Ajo historikisht shquhet për lidhjen e saj të natyrshme të Krajës me Shkodrën, ku sipas studiuesve këtë e dëshmon edhe vet emërtimi Kraja e Shkodrës, si dhe prania e shumë fiseve të mëdha në qytetin e Shkodrës që kanë këtë mbiemër.

Kraja dhe Shkodra kanë lidhje të shumta gjeografike, demografike, ekonomike, historike, kulturore, farefisnore etj., saqë realisht përbëjnë një tërësi unike, të ndarë padrejtësisht. Sikur fshati Skje i Krajës të kishte lidhje me rrugë automobilistike me Zogajt e Shkodrës, disa fshatra të Krajës do të mund të konsideroheshin pjesë e paralagjeve të Shkodrës.