Gjimshiti 100 ndeshje në Serinë A, por kush është rekordmeni shqiptar në Itali?

E premte, 26 Prill, 2024

Shqipëria aktualisht ka thuajse të gjithë prapavijën në Itali dhe pjesën dërrmuese që po luan në nivele të larta me Gjimshiti, Hysaj, Kumbulla e Strakosha. Mirëpo, numri i 100 ndeshjeve në një skuadër ose në një kampionat është event për t’u nënvizuar për çdo shqiptar.

I fundit që i është bashkuar “Klubit +100” për ndeshjet në elitën e futbollit italian, është Berat Gjimshiti. “Panorama Sport” sjell një listë me disa prej shqiptarëve që kanë luajtur në Serinë A ndër vite dhe në përpjekje për të ndërtuar një hierarki, bomberi rekordmen i Kombëtares është aktualisht edhe shqiptari me numrin më të madh të ndeshjeve në Serinë A.

Berat Gjimshiti

Atalanta barazoi ndaj Juventusit në ndeshjen e fundit. Një festë e dytë për Berat Gjimshitin sepse moment krenarie për mbrojtësin e Kombëtares ishte fakti që në frymën e parë të bilbilit, ai ka regjistruar ndeshjen e 100-të në Serinë A. Pasi ka debutuar në Napoli-Atalanta 2-1, më 2 maj 2016, më 16 dhjetor 2020 ka regjistruar ndeshjen jubile në barazimin 1-1 ndaj Juventusit të Ronaldo & Co.

Shqiptarët në seria A

Po cilët janë shqiptarët e tjerë që e kanë kaluar këtë shifër në elitën italiane? Erjon Bogdani është në krye të kësaj liste, me 256 ndeshje.

Kryegolashënuesi me ndeshjet e Kombëtares është edhe shqiptari me numrin më të madh të takimeve të zhvilluara në Serinë A. Elseid Hysaj, me 195 ndeshje në A, është në vend të dytë në këtë renditje. 184 takime, të gjitha vetëm në Serinë A sa i përket futbollit italian, e rendisin drejtorin aktual të Lacios në vend të tretë. Riza Lushta, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha janë të tjerët që bashkë me Berat Gjimshitin janë në grupin e shqiptarëve që kanë arritur jubileun e rëndësishëm, +100 ndeshje në Serinë A.