Irlandë/ Fotografi shqiptar Azem Koleci dhe plani për ekspozitën për izolimin

E martë, 14 Maj, 2024

Azem Koleci jeton prej 20 vitesh në Cork të Irlandës ku ushtron profesionin e tij të fotografit. Irlanda nuk ishte një zgjedhje preferenciale për Azemin por një nga vendet anglishtfolëse që ai kërkonte të jetonte e pas disa vitesh në Londër u zhvendos atje. Vijoi studimet për fotografi në Cork dhe sot është një ndër fotografët më të njohur.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Azemi tregon jetën në Irlandë sukseset e tij me fotografinë dhe projektet për të ardhmen. Fotografi i famshëm Robert Frank është shprehur se ka vetëm një gjë që duhet të përmbajë një fotografi dhe ajo është humaniteti i momentit. Këtë mund ta themi për Azemin i cili portretin e ka zhanrin e vet dhe siç e thotë dhe ai, i pëlqen të bëjë shkrepje të papërgatitura më parë dhe të shkrepura rastësisht ose me qëllim, thënë ndryshe fotografia e rrugës ku mund të fotografohen njerëz të klasave apo moshave të ndryshme në ditë normale ose jo.

Ai tregon edhe për projektin e radhës, një ekspozitë që shpreson ta hapë muajin e ardhshëm në qendrën tregtare afër ku jeton ose në librarinë publike të qytetit që përkon me temën e izolimit për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Projekti tjetër i Azemit është dhe ajo e e një reportazhi fotografik dokumentar të trojeve shqiptare për të cilin mendon të bëjë një udhëtim të gjatë.

INTERVISTA

Shumë prej shqiptarëve nëse zgjedhin të emigrojnë shtetet më të kërkuara në Europë janë Gjermania, Italia, Franca apo Britania e Madhe etj. Ju keni zgjedhur Irlandën. Zgjedhje e imponuar për shkak të studimeve tuaja në “St John’s College” në qytetin e Cork-ut, apo një dëshirë?
– Ah jo nuk kam pas ndonjë preferencë specifike për Irlandën por dëshira ime ishte të vendosesha në një vend anglishtfolës pasi studimet e mesme i kam mbaruar për gjuhë të huaja e posaçërisht Anglisht, dhe si fillim kam jetuar në Londër pastaj jam zhvendosur në Irlandë tani gati 20 vjet këtu dhe në kryeqendrën e Jugut qytetin bregdetar piktoresk të kultures e ushqimit dhe teknologjisë, Cork.
Pastaj kam vazhduar studimet e larta për fotografi në St John’s college dhe në Institutin e Lartë të Arteve Crawford që kam pas pasion qysh në vendlindje.
Më vonë jam diplomuar me Bachelor Honours në shkencat e biznesit nga Instituti i Lartë i Teknologjisë në Dublin.

Prej vitesh jeni një fotograf profesionist, anëtar i Irish Photographic Federation, Royal Photographic Society, National Photographic Society”. Keni ekspozuar herë pas herë punimet tuaja fotografike në ekspozita të ndryshme në Irlandë. Na tregoni pak për punën tuaj atje.
– Ekspozitat e mia personale profesionale të fotografisë janë ekspozuar në fillim me 2005 në Muzeun e qytetit ku unë punoja si punonjës sigurie dhe ka qenë në kuadrin e temës së qytetit që në atë kohë Cork-u ishte përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Pastaj prej atëherë unë përvit kam çelur ekspozita me tema të ndryshme në hapësira arti publike në qytet si p.sh. librari, kafe apo qendra tregtare, dhe vazhdoj ta mbaj këtë traditë pa qëllime personale financiare por më shumë në shërbim të komunitetit, biles ndonjë shitje e mundshme u dhurohet organizatave bamirëse ose puna fotografike imja.

Në fotografitë tuaja zë vend portreti, ai njeriu i thjeshtë qoftë në rrugë, në punën e tij të përditshme. Pse ky zhanër dhe jo peizazhi?
– Mua më pëlqejnë portrete ‘candit’ ose të papërgatitura më parë dhe të shkrepura rastësisht ose me qëllim, dhe ajo që quhet fotografia e rrugës ku mund të fotografohen njerëz të klasave apo moshave të ndryshme në ditë normale ose jo.
Fëmijët do të ishte një lloj zhanri portretesh tjetër e pëlqyeshme pasi që janë më të sinqertët por për shkak se janë të mitur dhe kultura e ligji ndryshe nuk para lejohet fort kështu që praktikoj duke fotografuar fëmijët e mi.

Për të qëndruar tek ekspozitat tuaja, sa vend zë tema e Atdheut?
– Kam fotografuar sa herë që kam pasur mundësi dhe temën për diplome në St John’s College kur studioja për fotografi vendin kryesor ka zënë vendlindja, kryesisht me peizazhe malore.
Pastaj në vitin 2012 që përkonte me 100-vjetorin e pavarësisë në libraine lokale të qytetit kam hap një ekspozitë fotografike me rreth 50 fotografi të fotografëve të ndryshëm ndër vite të ndryshme dhe që u hap me ceremoni nga Lor Mayor i Cork-ut përndryshe kryetari i bashkisë, që si nga hera u pasqyrua në shtypin lokal të printuar dhe digjital.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen dhe a mendoni ndonjë projekt për Shqipërinë?
– Do të vazhdoj të ekspozoj punimet e mia fotografike dhe shpresoj të publikoj një libër mbi fotografinë në përgjithësi të ilustruar me fotografitë që kam shprehur prej vitesh. Apo dhe të hap mbase ndonjë mini muze a galeri me koleksione të artit të fotogafisë në përgjithësi.
Padyshim dhe jo vetëm për Shqipërinë por për troje shqiptare po mendoj të marr një udhëtim të gjatë kohor që mund të bej një reportazh fotografik dokumentar vetë ose në bashkëpunim me fotografë të tjerë.

A ka një komunitet shqiptar në Irlandë, sa të lidhur jeni me shqiptarët e tjerë që jetojnë atje?
– Po si kudo në botë dhe këtu në Irlande ka shqiptarë kryesisht të ardhur 2-3 dekadat e fundit dhe mund të jen disa mijera nga vise të ndryshme shqiptare.
Në të vërtetë jemi komunitet i vogël e i ri në krahasim me komunitetet shqiptare në Evropë a botë ose ku tradicionalisht kanë pas si traditë emigrimin shqiptarët. Por në një farë mënyre a tjetër dhe neve kryesisht shoqërore jemi pak a shumë të organizuar dhe për më shumë se një dekadë organizojmë festën kombëtare të flamurit e Pavarësisë, këtu në Cork për disa vite kemi qenë të angazhuar me futboll kuptohet amatoro-shoqëror, pastaj pavarsinë e Kosovës e kemi pritur në shkallë kombëtare me festime zyrtate etj., në Cork.
Në kryeqytetin Dublin që është përqëndruar dhe numri më i madh i shqiptarëve ka pas koncerte të këngëtareve të ndryshëm shqiptarë etj.

Këtu edhe pse në numër të vogël në krahasim me kombësitë e tjera shqiptarët njihen si komunitet kontribut dhënës dhe në sy të mire me emra individësh që janë poetë, mjekë, inxhinierë e artistë dhe sipërmarrës biznesi etj.
Kemi dhe përfaqësim në rrjete sociale si Facebook nën emrin; ‘Albanian Society of Ireland / Shoqëria Shqiptare në Irlandë’ ku mudohemi të jemi sa do pak dritare kulture e tradite shqiptare për komunitetin tonë këtu me shpresë për t’u angazhuar më shumë.

Si janë lidhjet tuaja me vendlindjen, a e vizitoni shpesh?
– Për vit, kryesisht në verë me deomos, vizitoj Hasin që është i ndarë ose ka qenë më mirë i ndarë në kufirin shqiptaro-shqiptar, Tiranën e vendet bregdetare si Durrës, Shkodër a Vlorë por dhe Krujë e Berat etj., pa harruar Prizren e Gjakovë që i kam për zemër dhe afër për nga vendlindja.

Me syrin e një fotografi dhe mendjen e një artisti si do e rrëfenit situatën aktuale të krijuar për shkak të pandemisë, flas për qytetin ku jetoni Cork. Sa ka ndikuar situata e krijuar në të përditshme dhe a do të ketë Azemi një ekspozitë për këtë që po kalon njerëzimi?
– Si kudo pandemia na ka prekur dhe neve dhe dihen pasojat. Personalisht me ka ndikuar drejtëpërdrejtë pasi jam prekur vetë me Coronen por kam punuar pak kohë nga shtepia, pasi zyrat publike shumica kanë qenë të mbyllura.
Patjetër kam përgatitur ekspoziten dhe shpresoj ta hap muajin e ardhshëm në qendrën tregtare afër ku jetoj ose në librarinë publike të qytetit që përkon me temën e izolimit për shkak të kufizimeve të pandemisë./ diasporashqiptare.al