Historia / Shqiptari Mithat Haxhiislami, sipërmarrësi i njohur në Japoni

E hënë, 29 Prill, 2024

Mithat Haxhiislami, i njohur që nga fëmijëria si Miki ka lindur në Pejë më 7 qershor 1964. Shkollën fillore dhe të mesme e ka bërë në Pirshtinë, dhe pas shërbimit të detyruar ushtarak u regjistrua në fakultetin e Mjekësisë Dega Stomatologji.

Pas përkeqësimit të situatës në Kosovë në vitin 1989 mori rrugën e emigrimit. Një rrugëtim që filloi në Kroaci, Zvicër, Gjermani, Hollandë dhe më pas u vendos në Londër, ku edhe jetoi dhe punoi deri në fund të vitit 2002.

Më pas do të zhvendosej në Japoni për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe ku do të bëhej një ndër sipërmarrësit më të njohur të atje. Një rrugëtim mjaft interesant që Miki ka vendosur ta ndaj me “Diaspora Shqiptare”.

“Në Londër kam kaluar një periudhë të sukseshme dhe isha mjaft mirë i sistemuar me punë dhe banim. Fillimisht si edhe shumica e shqiptarëve në migrim, pasi diploma ime nuk pranohej, dhe në pamundësi të vazhdimit të sudimeve për shkak të kostos së lartë kam punuar në restorante dhe bare. Më pas, në vitin 1992 fillova punë si roje në disa apartmane të cilat ishin në pronësi të një familje të pasur Angleze. Pas një viti, mora përsipër menaxhimin dhe dhënien me qira të gjitha apartmaneve që ishin në pronë të kësaj familje dhe miqëve të tyre. Ishin gjithesej 150 apartamente nën menaxhimin tim në fillim. Ky numër u ngrit në mbi 1500, në fund të vitit 2002, kur edhe u largova nga Londra”, tregon për Diaspora Shqiptare Mithat Haxhiislami.

Ai tregon se në vitin 1995 arriti të fitonte statusin si britanik dhe kjo gjë i krijoi mundësinë të blinte një shtëpi në Londër. Ndërsa në vitin 1996 ai u njoh me një vajzë japoneze.

“Gjatë vitit 1996 u njoha me një vajzë japoneze shumë të këndshme dhe intelegjente, e quajtur Kasumi, me të cilën u martova dhe s’bashku kemi një djalë të mrekullueshëm, 22 vjeç që quhet Len, dhe është student i vitit të katërt pranë Keio University, univesiteti më i vjetër privat në Japoni, i themeluar në vitin 1858, ku edhe studion letërsinë Franceze.”

Bashkëshortja e tij nga Japonia u bë shkak më pas edhe për zhvendosjen e Haxhiislamit në Japoni, ku dhe fati i kishte rezervuar një karrierë të suksesshme.

“Në vitin 2002, vendosa të marr një hap tjetër të madh sfidues në jetën time, dhe në janar të vitit 2003 u zhvendosa në vendlindjen e zonjës sime Kasumit, në kryeqytetin Japonez në Tokio, ku menjëherë themelova kompaninë time private, e cila merrej kryesisht me shitjen e produkteve inovative Japoneze, për kujdes shëndetësor. Më pas, në shkurt të vitit 2004 mora një ofertë nga drejtori gjeneral i kompanisë medicinale Japan Medical Co Ltd., si menaxher i departamentit të sapokrijuar të tyre ndërkombëtar, e cila merrej me produktet e së njëjtës fushë. Kjo më mundësoj që të mësoj thellësisht mënyrën e punës në një kompani puro Japoneze. Isha i vetmi i huaj nga 60 punëtorët e saj.”

Më pas sukseset e shqiptarit Mithat Haxhiislami vijuan edhe më tej me hapa të mëdha: “Më 1 shtator të vitit 2010, departamentin në fjalë e shndërrova në kompani të pavarur me emrin Intermedico Japan Co., Ltd., të cilën e udhëheq edhe sot. Kjo kompani është e specializuar kryesisht në prodhimin dhe shitjen e produkteve medicinale, kujdes shëndetësor dhe atyre kozmetike. Qëllimi ynë kryesor eshte që të zbulojmë, prezentojmë dhe shesim me sukses në tregun ndërkombëtar produktet e reja dhe unike Japoneze të cilat e mbrojnë dhe risin cilësinë e jetës. Që nga viti 2004 kemi ndërtuar një partneritet të shkëlqyeshëm me fabrikat tona, të cilat ndodhen në Japoni, Kinë, Tajlandë dhe Kore Jugore. Për momentin prodhimet tona ndodhen në shitje në më shumë se 40 shtete të ndryshme të botës. Produkti jonë me i sukseshëm është kompresa freskuese, apo siç quhet në anglisht ‘cooling gel sheet’ apo ‘cooling patch’, nën brendin tone privat ‘FRESCOPAD’, që shitet me miliona copë për çdo vit anë e mbanë botës.”

Miki tregon se përveç punës dhe angazhimeve në Japoni ai nuk harron Shqipërinë.

“Përpos punës sime unë pa hezitim dhe me plot dashuri, që nga vendosja ime në Japoni mundohem vazhdimisht të shpërndarj sa më shumë informacione positive rreth imazhit të shqiptarëve dhe Shqipërisë e Kosovës në Japoni. Duke i shfrytëzuar lidhjet e mia të mira me disa njerëz të rëndësishëm në Japoni, profesor dhe biznesmen të nderuar me arenën ndërkombëtare, unë kam pas fat të marrë pjesë dhe ligjeroj për Kosovën në seminare dhe prezentime të ndryshme ekonomike dhe kulturore në organizuara ne Tokio dhe qytetet për rreth. Pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës s’bashku me zonjën time, Kasumin, më 8 mars 2008, organizuam një event për nder të kësaj date të madhe dhe shumë të veçant për ne shqiptarët kudo që jemi, e cila bëri mjaft jehonë. Në këtë ceremoni, morën pjesë më shumë se 30 amabasador të vendeve të ndryshme siç janë, Britania e Madhe, Gjermania, Danimarka, Luksemburgu, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Kosta Rika, Bahrain, Turqia, etj., dhe mbi 150 tjerë të ftuar nga bota e kulturës, shoqerisë dhe biznesit Japonez. Madje nga kjo ceremoni lindi ideja për formimin e shoqatës së parë miqësore Japoneze-Kosovare, ku njëzërit më zgjodhën mua si drejtues të kësaj shoqate. Në kryesi të shoqates përpos bashkëshortes sime, janë edhe disa profesor dhe personalitete tjera të nderuara Japoneze. Më pas kjo datë u kthye për ne në një festë tradicionale ku organizonim evente të ndryshme festive. Pas hapjes së Ambasades së Kosovës në Japoni, në prill të vitit 2010, këto festime dhe prezentime tjera vazhdojnë të organizohen nga vet Ambasada, ndërsa Kasumi, unë dhe disa nga anëtarët e shoqatës miqësore Japoni-Kosovë përpiqemi vazhdimisht t’ju ndihmojmë sa më shume që mundemi.”

“Albanian Vintage Photography” një faqe e njohur në Facebook është gjithashtu nën administrimin e Mikit.

“Nga viti 2011, së bashku me mikun tim nga fëmijëria, Mërkur Beqirin, administroj faqen në Facebook “Albanian Vintage Photography” e cila merret kryesisht me postime të fotove të vjetra nga gjitha trojet shqiptare. Kjo faqe ka disa dhjetëra mijëra anëtarë dhe qindra mijëra përcjellës çdo ditë nga të gjitha anët e botës, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shumë nacionalitete tjera që janë kurreshtar të mësojnë për të kaluarën shumë të pasur të kombit tonë. Sot në këtë faqe kemi arrit ta krijojmë një arkivë të pasur me më shumë se 100,000 foto nga gjitha trojet shqiptare.”