Arjonela Dedja, ekspertja shqiptare e financave në Slloveni

E diel, 19 Maj, 2024

Arjonela Dedja jeton tashmë në Slloveni ku së fundmi është bërë pjesë e organizatës ndërkombëtare “Qendra e Ekselencës për Financën-CEF” me seli në Lubjanë.

Kjo organizatë prej më shumë se dhjetë vitesh ka dhënë kontribut edhe për trajnimin e ekspertëve të financave e të sistemit bankar në Shqipëri. Ndërkohë Shqipëria është anëtare e bordit drejtues të kësaj organizate.

Kështu, Shqipëria nuk është vetëm konsumuese por edhe ofruese e kontributeve të CEF. Tashmë një numër jo i vogël vajzash e grash shqiptare po japin shembullin më pozitiv të integrimit e të kontributeve të tyre në Slloveni, në shumë fusha e sektorë, si në administratë, shkencë, mjekësi, konsulencë dhe angazhim në projekte integruese të gruas shqiptare e të fëmijëve shqiptarë në shoqërinë sllovene, përfshi edhe mësimin e gjuhës.

Ambasadori shqiptar në Slloveni Pëllumbi Qazimi është takuar me Arjonelën ku e përgëzoi për suksesin e saj në fitimin e kontratës së punës pranë Qendrës së Ekselencës për Financë në Lubjanë. Njëherazi, siguroi se Ambasada do të ofrojë çdo ndihmë të mundshme për vazhdimin e intensifikimin e bashkëpunimit me këtë organizatë.