SHBA/ Tre vjet nga krijimi i shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej”

E hënë, 6 Maj, 2024

Tre vjetori i shoqatës shqiptaro-amerikane “Skënderbej” në SHBA mblodhi anëtarët dhe kryesinë e saj online për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Programin e aktivitetit Online e drejtoi sekretarja e shoqatës Alketa Veshi e cila tha se tri vite para, “u bëmë bashkë një grup miqsh me dëshirën për të qenë krah njeri tjetrit, për t’u gjendur pranë ne raste gëzimesh dhe nevoje. Ne jemi krenarë për çfarë kemi arritur në këto tri vite jete të shoqatës “Skënderbej” Inc. Sot nuk jemi më një grup i vogël miqsh, por një shoqatë e konsoliduar, sot ne parashikojmë të ardhmen si nje zë i fuqishëm i Diasporës! Jeta prej mërgimtari që secili prej nesh ka zgjedhur, këtu në shtetin më modern, në kryeqendrën e botës, larg Mëmëdheut tonë të dashur, ta bën më të ndjeshme domosdoshmërinë e të pasurit afër të miqve të vërtetë, të miqve që festojnë nën të njëjtin Flamur”.

Pas shfaqjes nën tingujt e himnit të Flamurit të fotove të aktiviteteve në këto tri vite të shoqatës, kreu i saj Mark Qehajaja u shpreh entuziast për arritjet e shoqatës.

“Shqipëria ka qenë dhe mbetet malli dhe dashuria jonë e përhereshme. Solidariteti njerëzor e human u pa qartë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019. Kontributi ynë modest në ndihmë të popullsisë së dëmtuar rëndë në zonën e Thumanës, në fshatin Bubq dhe prezenca jonë në mbështetje të banorëve të dëmtuar është shprehje e qartë e vlerave njerëzore e humane që karakterizon shoqatën tonë. Organizimi për kremtimin e ngjarjeve dhe datave historike, njerëzve të shquar që kanë kontribuar për Kombin, Festimi i Shpalljes së Pavarësisë, ditës së Flamurit etj kanë qenë dhe mbeten në të ardhmen angazhimi ynë konstant. Ne e kemi shtrirë aktivitetin tonë në Shqipëri dhe në Kosovë”, u shpreh ai.

Sipas kreut të saj me përparësi bashkëpunimi me shoqatën Pan Shqiptare “Vatra” duke e cilësuar këtë si Vatra e madhe e shqiptarëve dhe e drejtuesve mendje ndritur ndër vite.