Greqi/ Anila Velaj Kila: Misioni për mësimin e gjuhës shqipe vazhdon

E premte, 26 Prill, 2024

Anila Velaj Kila është Kryetare e Lidhjes së Mësuesëve Shqiptarë në Greqi, por momentalisht jeton në Suedi. Falë teknologjisë ajo nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me shqiptarët në Greqi dhe më datë 20 dhjetor pas kërkesave të shumta që ka marrë do të rinis mësimin e gjuhës shqipe për të rritur. “Me kërkesën dhe dëshirën tuaj dhe me dëshirën time gjithashtu, për t’ju përgjigjur kërkesës  tuaj, nga data 20.12. 2020 dhe çdo të diel,  fillojmë mësimin e gjuhës shqipe për të rriturit, aty ku e lamë (online).Misioni vazhdon. Asnjë distancë nuk mund të na mbajë larg. Mirëpresim çdo nxënës të ri në grupin tonë”, shkruan mësuese Kila njoftimin e saj.

Në një bisedë me “Diaspora Shqiptare” ajo tregon se vijon të jetë Kryetare e Lidhjes së Mësuesëve Shqiptarë në Greqi deri në zgjedhjet e ardhshme dhe ndan disa detaje nga mësimi që do të rinisë me nxënësit e rritur në Greqi.

“Mësimet i fillojmë të dielën që vjen. Deri tani janë të interesuar nxënës të moshave nga 17 deri 28 vjeç, por shpresoj dhe po punoj për të pasur edhe më tepër.  Kursi u hap per herë të parë nga unë përpara dy vitesh dhe kishte 10 nxënës. Nxënësit ishin të moshave të ndryshme madje pjesë sihte edhe një zonjë greke, e cila ishte  e interesuar të mësonte shqip dhe ka konfirmuar sërish që do nis mësimin bashkë me ne në datë 20 dhjetor.

Mesimet mbaheshin në mjediset e Federatës së Shoqatave Shqiptare ne Greqi. Largimi im në Suedi përkoi edhe me fillimin e pandemise dhe kushtet e krijuara pezulluan çdo gjë.  Në Suedi jeta vazhdon normalisht,  por në Greqi jo, dhe bashkë me kolegët vazhduam të gjejmë mënyra të reja dhe të funksionojnë online.  Kështu që vazhdova detyrën time si Kryetare në bashkëpunim të ngushtë me kolegët për të vazhduar misionin tonë.”

Mësuese Anila tregon se nxënësit i mungojnë shumë dhe nuk i ka shkëputur asnjëherë kontakte me ta gjatë këtij viti.

“Nxënësit e mi atje më kishin munguar dhe mësimet u ndërprenë. Kontaktet me ta i kam mbajtur gjithmonë dhe së bashku vendosëm t’i rifillojmë mësimet online. Nxënësit e mi, për arsye të ndryshme, nuk e kanë patur mundësinë e ndjekjes së gjuhës amtare në moshë më të vogël dhe disa prej tyre janë studentë tashmë. Ata kanë dëshirë ta mbrojnë gjuhën shqipe dhe uroj që se bashku ta arrijmë këtë gjë.”

Ajo tregon se një orë mësimi për të rritur përmban edhe histori, kulturë dhe gjeografinë e Shqipërisë dhe Kosovës. “Mësimet zhvillohen me tekstet shqip.al të UT  duke e plotësuar ato me materiale të tjera. Grupit tonë mund t’i bashkohen shqiptarë nga e gjithë bota,  pasi mesimi online na e jep këtë mundësi.”

Me dashuri për gjuhën amtare mësese Anila tregon se kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe e gjen kohën patjetër. “Ka vite që kur bëhet fjalë per gjuhën shqipe, nuk e llogaris kohen, pasi është koha me e çmuar për mua. Profesioni im është kthyer tashmë në mision në shërbim të ruajtjes së identitetit tonë kombëtarë.”

Anila Velaj Kila e ka nisur kontributin e saj si mësuese e gjuhës shqipe, 25 vite më parë në Aranitas të Mallakastrës, për të vazhduar më tej në disa shtete. Sakrificat e saj për shpërndarjen e gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë kanë qenë të shumta, por dëshira e madhe për të mësuar brez pas brezi gjuhën e nënës, e ka motivuar gjithmonë. “Fillova si mësuese e klasës së parë në një klasë me 36 nxënës. E kuptova menjëherë që kisha zgjedhur profesionin e duhur. Ke përpara vetes 36 fytyra të bukura engjëllore, më sy kuriozë që varen nga buzët e tua, nga çdo fjalë që del nga goja jote, atëherë e kupton se sa i rëndësishëm është ky profesion dhe se suksesi i tyre në jetë varet shumë nga ti. Ti duhet t’i motivosh ata e t’i bësh të duan dijen”, shprehet mësuese Anila kur e pyesin për profesionin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.