BE mbështet infrastrukturën në Ballkan, Bypass-i i Tiranës, një nga përfituesit

E premte, 26 Prill, 2024

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimi Europian (BE) dhe donatorët dypalësh njoftuan se po rrisin mbështetjen e tyre për përmirësimet vitale të infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor. Donatorët po bashkojnë burimet e tyre nëpërmjet Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe miratuan 77.6 milion € në grante investimesh dhe bashkëpunim teknik për projekte të mbështetura edhe nga 204 milionë € nga financat e BERZH.

Në Kosovë, fondet e reja të BE do të ndihmojnë në ndërtimin e një pjese kryesore rrugore midis kryeqytetit, Prishtinë, dhe pikës së kalimit në Merdare në Serbi, si pjesë e Autostradës së Paqes. Ky zhvillim i infrastrukturës pritet të përmirësojë tregtinë rajonale dhe të sigurojë lidhje më të ngushta me tregjet vitale të eksportit, në veçanti me vendet e BE-së. Kjo është rruga më e shkurtër e transportit në rajon nga porti i Durrësit në Shqipëri në bregdetin Adriatik në Evropën Jug-Lindore dhe Qendrore si dhe në Detin e Zi.

Në Shqipëri, bajpasi i Tiranës, një seksion i Korridorit Mesdhetar me gjatësi 21.5 km, do të përfitojë nga një grant investimi nga BE si dhe nga financimi i BERZH. Ky projekt do të sigurojë një lidhje kyçe midis dy arterieve rrugore: njëra që çon nga Triestja në Itali në Kalamata në Greqi dhe një tjetër që lidh rajonet e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut në portin e Durrësit.

Për më tepër, donatorët dypalësh miratuan dy projekte jetësore komunale për ujërat. Në Bosnjë dhe Herzegovinë, një investim i ri do të përmirësojë furnizimin me ujë dhe rrjetin në dhe përreth qytetit të Visoko. Në Kosovë, qytetarët e Mitrovicës do të përfitojnë nga një azhurnim në impiantin lokal të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rrjetin e kanalizimeve.

Zsuzsanna Hargitai, Drejtore e BERZH për Ballkanin Perëndimor, thotë: “Ky është një hap i madh për ndërtimin e një infrastrukture të besueshme dhe të gjelbër në të gjithë rajonin”, thotë ajo. “Ne jemi krenarë që jemi një partner kryesor i WBIF dhe që jemi në gjendje të rrisim ndikimin e zhvillimit në rajon. Fokusi ynë është tani në përshpejtimin e fillimit të zbatimit të tyre “.

Që nga fillimi i operacioneve të saj, BERZH ka investuar pothuajse 1.5 miliardë € në mbi 100 projekte në Shqipëri, 2.7 miliardë € në më shumë se 180 projekte në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe mbi 500 milion € në më shumë se 70 projekte në Kosovë.

Bypass i Tiranës 

Sipas një raporti të mëparshëm të Komisionit Europian për projektet e Axhendës së Ndërlidhjes,  projekti i Bypass të Tiranës ka një vlerë totale investimi prej 150.9 milionë eurosh.

Ky projekt investimi përfshin ndërtimin e një bypass 21.5 km përreth qytetit të Tiranës. Bypass-i është pjesë e dy korridoreve rrugore që përshkojnë vendin: Korridori Adriatiko-Jon, i cili do të lidhë Triesten në Itali me Kalamatën në Greqi dhe Korridorin VIII, i cili lidh Maqedoninë e Veriut dhe territorin shqiptar me Portin e Durrësit dhe Detin Adriatik. Ky projekt parashikon një kredi prej 109 milionë euro nga BERZH. /Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.