Botimet e Universitetit të Tetovës pjesë e bibliotekave ndërkombëtare

E hënë, 29 Prill, 2024

Botimet shkencore të Universitetit të Tetovës do të jenë tashmë pjesë e bibliotekave kombëtare të shteteve të BE-së dhe të SHBA-ve.

Sipas Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zyra për hulumtime shkencore dhe inovacione në UT bëjnë të ditur se këto libra tashmë do të jenë në bibliotekat dhe institucionet shtetërore të SHBA-ve, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Belgjikës, Zvicrës, Polonisë, Indisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Turqisë, Vatikanit, Shqipërisë, OSBE-së e madhe dhe vetë institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, thekson se institucioni që ai e drejton, institucioneve të lartpërmendura u ka dërguar një përzgjedhje botimesh nga një fushë e gjerë hulumtuese, përkatësisht katër revista të përzgjedhura, të cilat e përfaqësojnë angazhimin dhe përkushtimin e Universitetit të Tetovës në fushën e hulumtimit, arsimimit dhe vlerave njerëzore.

“Të katër botimet paraqesin mirënjohje ndaj vlerave të cilat të gjithë duhet t’i çmojmë e t’i lartësojmë si: dinjiteti, dashuria, respekti, guximi, toleranca, barazia, solidariteti dhe urtësia. Një përzgjedhje artikujsh mbi figurën e së Shenjtës (Nënë) Terezë, mbi jetën, veprën dhe humanizmin e saj, më së miri e përfaqëson madhështinë e kësaj figure, e cila i ka dhënë botës kaq shumë dhe e cila paraqet një mishërim të përsosur të këtyre vlerave. Një botim tjetër yni, e lartëson jetën dhe veprën e themeluesit të Universitetit të Tetovës, figurën e të ndjerit Fadil Sulejmani. Përveç këtyre, një përzgjedhje artikujsh mbi personalitetin e Adem Demaçit dhe protestave të 1968-ës, rrëfejnë histori për rezistencën dhe trimërinë, në përpjekje për të siguruar një jetë dinjitoze për të gjithë ata që u privuan nga jeta dhe liria”- ka deklaruar Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti në komunikimin e tij me drejtues institucionesh.

Viteve të fundit, Universiteti i Tetovës ka botuar një seri botimesh shkencore të trembëdhjetë fakulteteve, në të cilat elaborohet kërkimi shkencor i qindra hulumtuesve – pjesëmarrësve në seminare, simpoziume, konferenca shkencore, tryeza, debate dhe veprimtari të tjera me karakter edukativ-arsimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.