Udhëtime/ Çajupi, destinacion i turizmit malor

E premte, 26 Prill, 2024

Ndërmjet qytetit të Gjirokastrës dhe rrethit të Përmetit ndodhet një vend, ku lakmia e madhe për të ka bërë histori tërkuzë në formë të zgjatshme. Ajo është një pllajë në lartësinë 1536 m mbi nivelin e detit. Është e gjatë 900 m, e gjerë 500 m.

Bukuritë turistike të Çajupit dhe Lunxhërisë i kanë dhënë një nxitje të madhe turizmit malor dhe etno-kulturor.

Qafa e Çajupit është një belvedere ku mund të shohësh dy pamje mahnitëse, në njërën anë nga lindja, Fusha e Çajupit dhe nga perëndimi, Lugina e Drinos me bukuritë e saj. Të apasionuarit pas natyrës dhe aventurës po zbulojnë gradualisht një destinacion për hiking dhe hipizëm.

Për të shkuar më këmbë nga Gjirokastra duhen në ecje e sipër afro 3 orë të ngadalta nën shijen e fijeve të barit e luleve të shumta që krijojnë kodrinat që sa vijnë e ngrihen në male të zhveshura, por rruga aty nuk zgjat.

Rruga për në Çajup është rrugë mali, po e shtruar dhe nga Gjirokastra nuk zgjat më shumë se 30 minuta. Nga sipër në fshatin Erind në pëllëmbë të dorës je beu i gjithë fushës së Lunxhërisë me sy.

Rruga për në malin e Çajupit tashmë është e asfaltuar për makinat dhe të fton për një destiancion ku mushkëritë zgjerohen, sytë dorëzohen harmonisë së natyrës, mendja hapet në gurët që thurrin gojëdhëna dhe në hapësirën që të mbush.

Duket sikur Zoti e bekoi me duart e tij një pllajë në mal për ta quajtur më pas Çajup. Aq i bukur është sa dhe Andon Zako ia ‘vodhi’ emrin fushës dhe e quajti emrin e malit si pseudonim të tijin, Andon Zako Çajupi.

Shtegëtarët kur pushojnë sikur kanë arritur rrugën për tek ekuilibri mendor. Sa ikin kanë dëshirë të rikthehen përsëri të dashuruar me vendin. Një detinacion për turizëm malor që mund të kalohet edhe hipur në mushka.

Historia e fushës së Çajupit ka mbijetuar në shumë lakmi. Lakmia e hershme ka qenë që në kohët prehistorike. Në Çajup janë gjetur mbetje të materialeve që në kohën e paleolitit të mesëm, të veglave të punës në strall. Studiuesit mendojnë se aktiviteti njerëzor në këtë fushë ka nisur qindra mijëra vjet më parë, që në kohën kur njeriu fillonte të ecte, të gjuante e të buzëqeshte bukuritë e natyrës.

Lakmia e dytë është ajo e mjedisit dhe lidhet me ajrin e freskët, era aty të merr brinjë më brinjë po nuk të sëmur, të sëmurët shërohen nga burimet e sidomos nga ai i Bratit që mendohet se ka shëruar nga njerëzit nga turbekulozi.

Të konsumosh mish fshati sa të duash nuk ka ndonjë efekt, uji e tret për një kohë të shkurtër. Uji është një nga magjitë që Çajupi ka.

‘’Uji i Bratit’’ është studiuar dhe është lakmi si ujë shërues për shëndetin e njerëzve. Ajri dhe natyra e ndihmon ujin të të kënaqë edhe më./Konica/