Festa e Pavarësisë me diskutime mbi rolin i Diasporës në çështjen kombëtare

E mërkurë, 8 Maj, 2024

“Roli i Diasporës shqiptare në çështjen kombëtare” ishte temë e një paneli të realizuar online në ditën e Pavarësisë, të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Shtutgart.

Takimi online nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar e më pas me fjalën e panelistëve. I pranishëm në këtë panel, ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko tha se tashmë ka ardhur momenti që të mos diskutohet thjesht roli i diasporës në sensin e distancës, pasi po vijnë kohë sfiduese.

“Mendoj se ka shumë sot për të diskutuar lidhur me Diasporën, po mendoj se definicionin që aktualisht populli shqiptar në Diasporë ka pjesën e vetë më vitale, intelektuale dhe punëtore, kjo është e mjaftueshme për të përcaktuar këtë rol të saj. Tani ka ardhur momentin që ne të mos diskutojmë thjesht rolin e saj në sensin e distancës, mendoj që kohët që po vijnë, po vijnë jashtëzakonisht sfiduese por edhe me një cilësi me shumë përfitim për mënyrën se si kombi shqiptar është shpërndarë në disa shtete dhe me një numër të jashtëzakonshëm në Diasporë”, tha ai.

Ministri Majko shtoi më tej se tashmë ka nisur dhe zgjimi i komuniteteve, ku si shembull mori çeljen e qendrës për arbëreshët në Shqipëri e cila do të krijojë indikacione për të ringjallur një lidhje të veçantë me këtë komunitet.

“Po të shohësh shpërndarjen e shqiptarëve nëpër botë mund t’u them me plot bindjen se që nga Alaska deri në Australi ne kemi komunitete shqiptarësh të cilët dalë nga dalë kanë filluar të organizohen. Unë nuk imagjinoja se do të kishte shqiptarë në Alaskë, po ja që atje ka 300 familje. Tani ka filluar dhe zgjimi i komuniteteve shqiptare në Ukrainë, në Bullgari dhe mendoj që edhe krijimi i qendrës për arbëreshët në Shqipëri do të krijojë indikacione për të ringjallur një lidhje jashtëzakonisht të veçantë që ne kemi me komunitetin arbëresh dhe që në një mënyrë apo një tjetër ka të bëjë dhe me festimin e ditës së sotme. Mendoj se komuniteti arbëresh në Diasporë përbën një nga provat më të jashtëzakonshme, më të veçanta të qëndresës së gjenit shqiptar po dhe të provës karshi lloj-lloj insinuatash që na janë ngritur si një tank lidhur me atë se shqiptarët janë autokton apo të ardhur nga ndonjë cep i Azisë në vendin ton”, vijoi ministri.

Sipas tij, këto dhe elementë të tjerë e kanë bërë Diasporën një moment shumë të rëndësishëm të identitetit kombëtar.

Në fund të fjalës së tij duke uruar festën e Flamurit ministri Majko tha se pandemia ka ndryshuar mënyrën e jetesës por jo të komunikimit. “Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e flamurit, gëzuar ditëlindjen e Jasharit të madh dhe një përvjetor i veçantë për atë që sot guxojnë dhe e quajnë organizatë kriminale, po ka qenë mbrojtësja e kombit shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, përfundoi Majko.

Të pranishëm në panel ishin Imer Lladrovci, shef i konsullatës së përgjithshme të Kosovës, Besnik Miftaraj, këshilltar në Konsullatë, ish ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati, profesori në Universitetin e Birmingham Gëzim Alpion i cili foli për elitën intelektuale në Diasporë dhe arsimi i lartë në hapësirën shqiptare. Ndërsa mjekja shqiptare në Gjermani, Marsela Ceno foli mbi rolin e mjekëve shqiptarë në Gjermani etj.