“Nismë për të rezistuar”, vajzat shqiptare hapin enotekën në Firenze

E premte, 26 Prill, 2024

Klaudia Hysenaj dhe Elsa Curri në këtë kohë pandemie nuk zgjodhën të ankohen, por t’i japin jetë idesë së tyre e që në më pak se një muaj enoteka e tyre është bërë mjaft e njohur në Firenze.

Klaudia jeton prej pesë vitesh atje ndërsa Elsa prej plot 19 vitesh dhe së bashku kanë punuar në qendrën historike të Firenzes por që për shkak të pandemisë tashmë nuk ka vizitorë.

Klaudia Hysenaj rrëfen për “Diaspora Shqiptare” se në Firenze aktualisht çdo gjë është e bllokuar, pasi është zonë e kuqe dhe pothuajse çdo gjë është mbyllur.

Enoteka e tyre “Cantina 32”, në “Via Erbosa” të Firenzes është hapur në mes të dyqaneve të shtrenjta të qytetit. Ideja e saj nuk lindi si një nxitje nga situata e krijuar, por dëshira e madhe e vajzave që t’i jepnin të gjitha shtresave aksesin e këtij produkti.

“Le të themi që pak nga të dyja. Ideja ishte e Elsës në fakt dhe unë e mbështeta. Ajo çka na shtyu më shumë ishte ideja që t’i jepnim të gjithëve edhe shtresave me më pak mundësi ekonomike aksesin e këtij produkti. Kam parasysh këtu faktin që pandemia ka sjellë shumë varferi për fat të keq”, thotë Klaudia.

Mediat vendase e kanë mbështetur mjaft këtë nismë të vajzave duke u dhënë dhe kurajën që të vazhdojnë këtë nismë të tyre. “Të them të drejtën as ne nuk e kemi pritur gjithë këtë solidaritet, jemi shumë të kënaqur në fakt. Por jo, nuk kemi bërë asgjë më shumë se ajo çfarë kemi bërë në gjithë këta vite pune në këtë sektor. Kemi punuar shumë. Jam e bindur që çdo gjë që bëhet me pasion shpërblehet. Sigurisht nuk ka qenë e thjeshtë por puna është çelësi i çdo gjëje”, na thotë Klaudia e cila na rrëfen se vijon studimet 3-vjeçare për verërat dhe pritet të bëhet sommelier, dhe kjo nuk është një rastësi duke treguar dhe pasionin e saj për verërat.

Klaudia ashtu si dhe Elsa, e njohin mirë këtë qytet dhe duke qenë se dhe kanë punuar në qendrën historike të Firenzes kanë dhe disa sugjerime për ata që do të dëshirojnë ta vizitojnë, sigurisht kur e gjithë kjo situatë të përfundojë.

“Firenze është një ndër qytetet më të vizituara në botë dhe për të parë ka shumë por do të veçoja: piazza Santa Maria del Fiore, piazza Signoria, Ponte Veçhio, Palazzo Pitti, piazza Repubblica , piazzale Michelangelo e shumë të tjera ku dua të theksoj që në shumë nga këto vende gjen restorante e hotele të drejtuara e menaxhuara nga shqiptarë të suksesshëm….Firenze dhe Toscana ne përgjithësi ka dhe një kuzhinë shumë të pasur që është e gjitha për t’u shijuar…Ajo që dua të them është Firenze është nga ata qytete që arti është i gdhendur në çdo pjesëz të saj”, na tregon Klaudia

Në Firenze jetojnë shumë shqiptarë dhe që janë të mirëintegruar, dhe Klaudia thotë se ka shumë kontakte me ta të cilët madje vizitojnë shpesh dhe dyqanin e tyre. Për festën e Flamurit nuk ka ndonjë organizim këtë vit për fat të keq.

Vajzat kanë vetëm pak kohë që e kanë hapur dyqanin e tyre dhe është një projekt që po fiton popullaritet dhe admirim e që do të vijojë në të ardhmen. Por për Klaudian është e vështirë të bësh plane në këtë kohë. “Në fakt kjo pandemi na ka lënë të kuptojmë që është e vështirë të bëjmë plane për të ardhmen por gjithsesi shpresojmë që gjërat të kthehen sa më parë në normalitet dhe të mos na duhet të jetojmë dhe punojmë me rregulla kaq strikte”, thotë ajo.

Për mediat italiane nisma e vajzave është parë si një flakë shprese në këtë kohë të trishtë për të gjithë. Buzëqeshja është në fytyrat e tyre, dhe edhe pse maskat e fshehin, janë sytë që shndrijnë teksa flasin dhe tregojnë specialitetet e dyqanit të tyre të ngrohtë prej druri dhe shprese./ diasporashqiptare