SHBA/ Shqiptari hero i pandemisë, Genc Rrahmani: Mikpritjen e kemi në gjak

E shtunë, 18 Maj, 2024

Genci Rrahmani dhe vëllai i tij Genti u bënë të njohur gjatë kohës së pandemisë teksa veprimi i tyre i shpërndarjes së kafeve dhe ëmbëlsirave falas për personelin e emergjencës u pasqyrua dhe në New York Times.

Genci flet për situatën aktuale në New York i cili thotë se po shkohet sërish drejt mbylljes, ndërkohë që dhe atje është vendosur orari 22:00 si orar kufizues.

Lidhur me këtë nismë të tij dhe të vëllait, Gentit i cili mori mjaft jehonë ai thotë se është mikpritja e shqiptarit për veprime të tilla.

“Të them të drejtën është mikpritja e shqiptarëve, jo secili e ka. Nëse po e marrim për shembull nëse shkon te amerikani, tjetër ka mikëpritjen apo shqiptari ndaj shqiptarit apo një personi tjetër. Po, amerikanëve u bën përshtypje mikpritja jonë dhe e çmojnë. Jam i gëzuar që kanë filluar të na njohin dhe ushqimin tonë. Na kërkojnë dhe byrek”, thotë gjakovari në Boeing në Radio Travel.

Lexo edhe – Dy vëllezër shqiptarë nga Kosova, heronjtë e ditës në Manhattan

Për festat e nëntorit Genci rrëfen se një vit më parë ia kanë kaluar për mrekulli por këtë vit vështirë të mendosh për përgatitje festash. Ai thotë se në New York jeton një komunitet i madh shqiptarësh dhe ka shumë miq. “Ne shqiptarët jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin, pa marrë parasysh ku jemi çfarë bëjmë dhe kemi tjetër respekt ndaj njëri-tjetrit”, thotë ai.

Genc dhe Genti Rrahmani kanë vendosur të marrin një iniciativë së bashku. Ata shpërndan kafe dhe ëmbëlsira nga dyqani i tyre për personelin e emergjencës, falas. Kjo përpjekje është sponsorizuar pjesërisht me donacione nga “Metropolitan Building Managers of New York”, një grup mbikëqyrësish e menaxherësh të ndërtesave.
Një ditë nga këto, ishin duke i dërguar mëngjesin infermierëve dhe mjekëve në Spitalin e Fëmijëve “Mount Sinai Kravis”. Bashkë me ushqimet ata dhuruan edhe një thes me lodra për pacientët e tyre të vegjël.
“Nuk e bëjmë për para”, thotë Genci. “E bëj për veten time, për kënaqësinë e zemrës sime. Sepse e dimë se çfarë do të thotë të jesh një punëtor thelbësor dhe këta njerëz janë duke punuar për të gjithë ne. Jo vetëm për mua apo për ty, por për këdo”, është shprehur ai në atë kohë.