“Gjuha shqipe dhe trashëgima”, Mimoza Hysa: Nëntori, muaji i gjuhës shqipe

E premte, 26 Prill, 2024

Në ditën e tretë të Konferencës “Diaspora Flet”, u zhvillua diskutimi me temë:  “Gjuha Shqipe dhe Trashëgimia”. Në këtë diskutim i cili u moderua nga gazetarja Rudina Xhunga, pjesëmarrës ishin Mimoza Hysa, Drejtuese e Qendrës së Botimeve për Diasporën,  Gazmend Kapllani, drejtor i Katedres së Albanologjise Hidai “Eddie” Bregu në Universitetin DePaul ne Cikago, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, dhe Muhamet Idrizi, mësimdhënës në Diasporë dhe themelues dhe kryesues i Oda e Hamburg e.V.

Diskutimi u përqendrua në rolin e gjuhës shqipe në mirëmbajtjen e identitetit kulturor dhe etnik të shqiptarëve në diasporë, sfidat që përballet tashmë mësimdhënia në diasporë dhe roli i Diasporës, shoqatave kulturore dhe katedrave të albanologjisë, si dhe të institucioneve shtetërore për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe.

Drejtuesja e QBD Mimoza Hysa përgëzoi organizatën Germin për zgjedhjen e datës së zhvillimit të saj, e cila përkon pikërisht me dy ngjarje me rëndësi kulmore për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

“Nëntori, – theksoi Hysa – para se të jetë muaji i festave të mëdha të pavarësisë dhe të çlirimit të Shqipërisë, është muaji i festës së gjuhës shqipe: Në nëntor u shpall nga Kongresi i Manastirit pavarësia kulturore e kombit shqiptar. Afërsisht në një ditë si kjo, u zgjodh që gjuha shqipe, mes dhjetëra alfabeteve, të shkruhej me një alfabet latin, duke bërë që në këtë mënyrë kultura shqiptare të kthente sytë nga perëndimi. E po në nëntor, gati gjysmë shekulli më vonë, në Kongresin e Drejtshkrimit u vendos se cila do të ishte gjuha standarde e njësuar e përbashkuese e shqiptarëve.

Të dy këto Kongrese janë zhvilluar në periudha të vështira për kombin tonë: 112 vite më parë, në kohën e Kongresit të Manastirit, vendi rrezikohej nga ndërhyrja osmane, greke e sllave, por gjuha i bëri bashkë të gjithë përtej dasive. Edhe në kulmin e diktaturës më të egër që vetë shqiptarët ia ngritën vetes, gjuha u bë përbashkuese, kapërceu çdo kufi ndarës dhe çimentoi identitetin tonë shqiptar.

Këto ngjarje kulmore për gjuhën shqipe kanë një largësi gati gjysmë shekulli nga njëra-tjetra. E në vazhdë të tyre, dukshëm historia ka kërkuar e po kërkon sërish një tjetër bashkim, në emër të nevojës që dikton gjuha shqipe dhe kultura shqiptare. Ka ardhur koha për një Kuvend të tretë të rëndësishëm që do të përcaktonte një politikë të përbashkët për ruajtjen e gjuhës shqipe në një kohë rreziku të tjetër lloji: jo më prej ndërhyrjeve të qëllimshme të të huajve për ndalimin e gjuhës shqipe, por prej asimilimit të ngadaltë të vetë shqipfolësve. Kësaj here rreziku jemi vetë ne shqiptarët me moskujdesin për ruajtjen e gjuhës sonë brenda vendit, me lehtësinë me të cilën e shpërfillim kur largohemi nga vendi amë, me mbivlerësimin e gjuhëve të huaja si të vetmet rrugë për arritjen e suksesit në karrierë individuale, pa i dhënë vlerën e duhur dygjuhësisë dhe përvetësimit të gjuhëve të huaja krahas gjuhës amë.

Gazmend Kapllani, drejtor i Katedres së Albanologjise Hidai “Eddie” Bregu në Universitetin DePaul në Cikago theksoi se shqiptarët janë në epokën e tyre më të artë, me dy shtete si Shqipëria e Kosova që gjuhën shqipe e kanë gjuhën e tyre zyrtare, dhe me një shtet tjetër si Maqedonia e Veriut ku gjuha shqipe është një ndër gjuhët zyrtare, me mundësinë për mësimin zyrtar të gjuhës së tyre amë në shumë vende të përparuara të Europës që respektojnë të drejtën e të huajve për të mësuar gjuhën e tyre. Kapllani theksoi rëndësinë që kanë katedrat albanologjike kudo në botë, nevojën e shtimit dhe mbështetjes së tyre, me qëllim organizimin e projekteve bashkëkohore për përcjelljen e trashëgimisë sonë përmes gjuhës. Ai bëri gjithashtu një paraqitje të projekteve të institucionit që ai drejton që kanë të bëjnë me përcjelljen e gjuhës shqipe në forma moderne që zgjojnë interes jo vetëm te shqiptarët në mërgim, por edhe te të huajt.

Muhamet Idrizi, mësimdhënës në diasporë dhe themelues dhe kryesues i Oda e Hamburg e.V  bëri një paraqitje të hollësishme të punës së madhe të mësuesve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe duke vënë theksin te vështirësitë, nevojat gjithnjë në rritje për mbështetje, për një politikë më të koordinuar midis Shqipërisë dhe Kosovës për shkollat shqipe.

Mimoza Hysa paraqiti dhe disa nga nismat institucionale në mbështetje të gjuhës shqipe. Ajo theksoi se prej tri vitesh në  Shqipëri, nën drejtimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko janë hartuar dy strategji kombëtare, ku mbështetja e gjuhës shqipe ka pasur një fokus të veçantë.  Kështu është krijuar Qendra e Botimeve për Diasporën, e cila po mbështet shkollat shqipe përmes dërgimit të teksteve shkollore në të katër anët e botës dhe përmes programit të dygjuhësisë që përfshin hartimin e teksteve në dy gjuhë, me qëllim afrimin e brezit të ri, të dytë a të tretë të rritur jashtë vendit me gjuhën amtare.

Ndërkoi theksoi dhe arritjet kryesore të këtyre dy viteve:

Janë dërguar rreth 30 mijë tekste shkollore dhe literaturë plotësuese në 22 vende të botës.

Janë përgatitur dhe botuar 7 vëllime dygjuhëshe për fëmijë me 22 përralla klasike në 5 gjuhë të huaja.

Janë përgatitur tekste dhe literaturë plotësuese digjitale për t’u vënë në dispozicion falas në çdo kohë e kudo;

Po përmbyllet botimi i “Tregimeve të moçme shqiptare” të Kutelit në kuadër të programit dygjuhësh me përkthim në pesë gjuhë të huaja.

Po përmbyllet përgatitja e revistës letrare “Letra nga diaspora” në dy gjuhë.

Zonja Hysa theksoi se “Ka nisur procesi i rëndësishëm i njëjtësimit të teksteve shkollore për diasporën dhe po punohet intensivisht për krijimin e një platforme të përbashkët për mësimin e gjuhës shqipe. Sepse kryefjala është: Fëmijët tanë në diasporë, domosdoshmërish duhet të mësojnë me të njëjtat programe, të njëjtat tekste.

Problematikat janë të mëdha. I përmenda dy kongreset për të treguar se pavarësisht gjithçkaje, shqiptarët kanë mundur të bëhen bashkë në kohë të vështira. E kjo, për gjuhën shqipe, është pikërisht një prej tyre. Me këtë synim, Qendra e Botimeve për Diasporën do të përgatisë “Takimin Kombëtar të Mësuesve të Gjuhës Shqipe” vitin e ardhshëm, i cili më së pari do të përcjellë këtë shqetësim madhor.

Në politikat për mbështetjen e gjuhës shqipe janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm, si hartimi i regjistrit të mësuesve të gjuhës shqipe në Diasporë, me qëllim evidentimin dhe mbështetjen e tyre. Ashtu siç është marrë vendimi dhe për ngritjen e qendrave të përbashkëta kulturore Shqipëri – Kosovë në Diasporë, si vatra të përhapjes së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare nëpër botë.

Një hap i rëndësishëm politik ka qenë dhe arritja e marrëveshjeve të përbashkëta të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për kurrikulën e përbashkët, programet e tekstet e përbashkëta dhe një buxhet të përbashkët për mbështetjen e shkollave shqipe dhe aktiviteteve për gjuhën shqipe. Idetë janë hedhur, vendimet janë marrë, e rëndësishme është të zbatohen pa humbur kohë. Nuk duhet të ndihemi e as nuk duhet të jemi gjithnjë të vonuar për çështjet me rëndësi kombëtare.

Dhe gjuha shqipe është nga çështjet kryesore që na bën bashkë. Është një kryeçështje”, mbylli diskutimin e saj Mimoza Hysa.