Bedri Dedja merr titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pas vdekjes

E hënë, 20 Maj, 2024

Bedri Dedja, akademik, shkencëtari i pedagogjisë dhe psikologjisë, dhe shkrimtar i shquar i letërsisë për fëmijë është dekoruar nga Presidenti Ilir Meta me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

“Akademiku Bedri Dedja i takon atij brezi, që u shfaq dhe u konfirmua si elita e re intelektuale e vendit. Në përbërje të kësaj elite të re, të formuar në universitete jashtë vendit dhe të dedikuar ndaj qëllimesh të larta, Bedri Dedja zuri një vend nderi dhe priu si njeriu i suksesit.

Veprimtaria e tij shumëpalëshe, si përkthyes, autor tekstesh shkollore dhe universitare, studiues, shkrimtar, publicist, profesor, bashkohet në një pikë, edukimi i brezave të rinj, përmes letërsisë, folklorit letrar, psikologjisë dhe didaktikës.

E gjithë jeta e tij, iu kushtua fëmijëve. Letërsia që ai shkroi, romanet, dramat, tregimet, përrallat, skenarët e filmave, ishin të gjitha për ta, një ushqim shpirtëror dhe gjithashtu për edukimin e mbarë të brezave të rinj”, tha Presidenti Meta gjatë ceremonisë.

Bedri Dedja u nda nga jeta në 13 prill 2004.