48 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

E diel, 16 Qershor, 2024

Gjuha shqipe, ashtu si e njohim, flasim dhe shkruajmë sot do të standardizohej në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972, mbajtur në Tiranë. Një takim ku morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Sot shënohet 48-vjetori i Kongresit, i cili unifikoi gjuhën shqipe standarde. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe kurorëzon një etapë të gjatë përpjekjesh për formimin e një gjuhe letrare të vetme e të përbashkët për gjithë popullin shqiptar dhe çel rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore të kësaj gjuhe në pajtim me zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës e të kulturës sonë kombëtare.

Një kontribut të rëndësishëm dhanë me punimet e tyre në këtë Kongres edhe delegatët e të ftuarit nga vatrat e ndryshme të etnisë shqiptare. Mes 87 delegatëve, kishte pjesëmarrje të gjerë të studiuesve e gjuhëtarëve nga trojet shqiptare I njëzeti në listën e nënshkruesve të Kongresit të Drejtshkrimit ishte edhe profesori arbëresh Josif Ferrari, i cili u përzgjodh si delegat, për shkak të profilit të tij si studiues dhe profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Barit.

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë letrare, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Duke ngritur në një shkallë më të lartë traditën e shkrimit të shqipes, drejtshkrimi i sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare mbi bazën e trajtave të përbashkëta që janë përvetësuar e përvetësohen prej saj.