“Toquel”, reperi shqiptar që e njohu suksesin në Greqi

E enjte, 9 Maj, 2024

“Toquel” është emri i artit me të cilin 26-vjeçari shqiptar është bërë i njohur si reper dhe producent në Greqi. Në të vërtetë quhet Klaudjo Dhespo dhe është me origjinë nga Tepelena, por jo të gjithë e njohin me këtë emër. “Kur nisa të bëj rrep që i vogël doja që brenda tij të kishte melodi dhe kjo gjë më ka veçuar duke më bërë një nga rreperët më të veçantë në Greqi.”

Në një intervistë në emisionin “Wake Up” ai tregon se ka rreth 12 vite që merret intensivisht me muzikë dhe karriera e tij pati një pikë kulminante vitin e shkuar kur ai publikoi albumin “777”, i cili është vlerësuar shumë në shtetin fqinj, por ky numër ka dhe një kuptim personal për reperin që e ka dhe tatuazh në trupin e tij. “Kam lexuar se një njeri që shikon tri 7 një herë në jetë, do tí ndodh një mrekulli, ndaj dhe unë kam gjetur këtë numër, që njerëzit tí shikojnë tri 7 nëpërmjet meje.”

Deri përpara pandemisë, “Toquel” ka pasur shumë koncerte, madje më shumë se 20 të tilla vetëm tetorin e kaluar. Është për t’u përmendur fakti që albumin e tij të fundit prezantoi në një nga skenat e mbyllura më të mëdha të Greqisë me mbi 2500 vetë në publik. “Në fillim ishte pak vështirë nisur edhe nga fakti që isha shqiptar, por tani kanë ndryshuar gjërat, tani është shumë mirë të jesh një shqiptar në Greqi. Për mua si artist rrepi të mbush një skenë me 3000 njerëz që kanë ardhur vetëm në koncert për mua, as për club-in, as për pijet, por vetëm për të dëgjuar muzikën time është një arritje. Kjo për mua ishte si një gradë në karrierën time. Theksoj se kjo arritje është rezultat i një pune 12 vjeçare.”

“Toquel” ka realizuar edhe disa këngë në gjuhën shqipe në fillimet e tij po padyshim suksesin më të madh e ka me këngët solo në greqisht dhe bashkëpunimet me artistë grekë. Ai ka realizuar koncerte thuajse në të gjitha qytetet e Gjermanisë, Qipro, New York, Chicago.