Greqi/ Ambasada dërgon ekip të posaçëm për dokumentat ID në këto ishuj

E premte, 3 Maj, 2024

Ambasada e Shqipërisë në Greqi do të dërgojë ekip të posaçëm për kryerjen e aplikimeve për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti në ishujt Kretë dhe Rodos.

Ky shërbim që lehtëson shumë procedura për shtetasit shqiptarë do të kryhet sipas këtij grafiku:

– Në datat 24-26 nëntor 2020 në Iraklio, Kretë.

– Në datat 27-28 nëntor 2020 në Rodos, Dodekanisa.

Ambasada njofton se të gjitha kërkesat e dërguara në adresën elektronike [email protected] janë regjistruar.

Qytetarët e tjerë të interesuar, por të cilët nuk kanë dërguar ende kërkesë, do të pranohen vetëm nëse kanë aplikime të vlefshme në e-albania.al, thuhet në njoftim.

“Sjellim në vëmendjen tuaj se për shkak të masave kufizuese ju duhet të respektoni protokollin e sigurisë së shëndetit publik (maska, distancë, shmangien e grumbullimit dhe respektimi i numrit të radhës) si dhe rregullat e lëvizjes të qytetarëve SMS 13033 (3 emër mbiemër, adresë e banimit)”, njofton Ambasada në faqen e saj zyrtare.

Gjithashtu për lehtësimin e procedurës së aplikimit, gjatë paraqitjes në sportel shtetasit duhet të kenë me vete pasaportën dhe kartën e identitetit si dhe faturat e parapaguara në çdo degë të Bankës së Pireut (130 euro për pasaportën dhe 12 euro për kartën e identitetit). Për fëmijët të cilët aplikojnë për herë të parë, duhet të kenë një foto dokumenti aktuale.