Arbëreshi Mario Massaro, mësues i pasionuar i gjuhës amë

E martë, 7 Maj, 2024

Në qytezën arbëreshë të Kieutit, në provincën e Foxhës, jeton Mario Massaro, i cilësuar si Rilindasi i fundit. Ai është mësues i pasionuar i gjuhës amë për fëmijët e zonës, studiues dhe ideator i shumë aktiviteteve kulturore dhe studimore në Kieuti. Teksa shoqëron Arbër Agalliun në realizimin e dokumentarit të mëposhtëm, me një shqipe të kulluar i bën atij edhe prezantimin e komunës së tij, të themeluar së pari nga arbëreshët.

Massaro ndër të tjera ka ushtruar edhe funksionin e drejtuesit të Komunës së Kieutit për tre mandate. Në dimensionin e tij studimor, ka botuar Abetaren e të folurit arbëreshe të Kieutit, si dhe një libër me 450 faqe mbi historinë, tregime dhe fjalor.

Çdo të marte realizon kurse gjuhe, të kulturës dhe të historisë fëmijëve dhe të rinjve të komunitetit. “Vizita në Kieuti dhe në të gjitha qytezat e tjera italiane të themeluara nga mërgimtarë shqiptarë që iknin nga pushtimi osman i shekullit të 15-të, është sikur të zgjohesh në Firence dhe të dëgjosh një të folur danteske, një emocion i papërshkrueshëm”, shkruan Agalliu në përshkrimin e videos, i cili të tilla vizita të filmuar ka realizuar në një pjesë të mirë të fshatrave arbëreshe në jug të Italisë.