Australi/ Virologia Miranda Xhilaga: Viti 2021 do të na gjejë në normalitet

E diel, 19 Maj, 2024

Aktualisht Australia dhe hemisfera jugore janë në stinës e verës, dhe situata përsa i përket pandemisë pritet të jetë disi më ndryshe për shkak të temperaturave të larta. Por për virologen shqiptare që jeton atje, Miranda Xhilaga, temperaturat nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim.

“Teoria ka ndryshuar tërësisht, po të shohësh dhe lexosh me kujdes në udhëzimet e përgjithshme në uebsajtet internacionale, siç është CDC apo WHO, thuhet që temperaturat nuk influencojnë në uljen e infeksionit në masë të konsiderueshme. Pra, ne jemi në një situatë ku maskat do të hiqen vetëm nëse vijojmë për një muaj të tërë të mos kemi asnjë infeksion dhe nuk do të mund të mblidhemi në numra të madh njerëzish për të festuar nëse nuk e mbajmë dot këtë lloj statistike”, tha Xhilaga për “ABC e mëngjesit”.

Në Australi, vijon Xhilaga një nga elementët e rëndësishme është testimi, gjurmimi dhe lidhja e infektimit në komunitet si dhe izolimi i këtyre personave. Zonat rurale kanë një numër më të ulët infektimi se ato metropolitane dhe kjo sipas virologes shqiptare për shkak të dendësisë së popullsisë.

“Është vërtetuar që marrja e masave së bashku është efikasitet. Në këtë vend është bërë një punë e jashtëzakonshme për testimet dhe gjurmimet. Një nga elementët që autoritetet shprehin panik këtu ishin ato rastet që nuk e gjenin dot se nga vijnë. Testimi në masë, gjurmimi dhe lidhja e infektimit në komunitet dhe izolimi i këtyre personave ka luajtur një rol të madh në Australi. Zonat rurale me numra të ulëta infeksioni ndërsa zonat metropolitane ishin të izoluara komplet dhe kishin raste më të mëdha”, tha ajo.

Përsa i përket ankthit dhe panikut, doktoreshë Miranda thotë se statistikat kanë treguar se vetëm 14 për qind e të prekurve paraqiten me forma të rënda respiratore ndërsa 86% e kalojnë në shtëpi dhe nuk është rasti për të qenë kaq në ankth.

“Vetëm 14 % e pacientëve që kontaktojnë COVID 19 paraqiten me forma respiratore më të rëndë që kemi dëgjuar. 86% e popullsisë e kalojnë këtë gjendje virusale në shtëpi pa pasur nevojën të shkojnë në spital. Nuk është rasti për të qenë kaq në ankth. Këto statistika janë shumë të qarta dhe tani kemi mësuar se kush janë risqet, mosha shumë e vjetër, më shumë meshkuj se sa gratë, fëmijët në formë më të lehtë. Ka gjëra praktike që i kemi mësuar. Nuk është e vërtetë që të gjithë përfundojmë në spital prandaj duhet mbajtur mend kjo gjë”, theksoi virologia shqiptare.

Në Australi vaksina pritet në mars ndërkohë që gjithçka është bërë gati. Ajo do të jetë falas por jo e detyrueshme. “Gjithë botën do e gjejë viti 2021 në normalitet”, u shpreh dr. Miranda.