Çështjet që ngriti Luigj Gurakuqi në Kongresin e Manastirit

E hënë, 13 Maj, 2024

Mes atdhetarëve të shquar të Diasporës që morën pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor 1908 ishte dhe Luigj Gurakuqi.

Gurakuqi ishte delegat i shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës dhe i Arbëreshëve të Italisë, u zgjodh nënkryetar i Kongresit dhe sekretar i Komisionit të posaçëm për alfabetin. Ishte ai, që zbuloi një dërrasë të zezë përpara gjithë të mbledhurve, ku ishte shkruar alfabeti i vendosur nga Komisioni. Një përmbledhje të fjalës së Luigj Gurakuqit e ka shkruar delegatja amerikane Violeta Kenedi në një letër dërguar miqve të saj në Amerikë.

Luigj Gurakuqi foli për artet që duhen nxitur në Shqipëri. Ai përmendi poezinë dhe muzikën, të cilat njerëzit i donin shumë sipasn, ai gjithashtu vuri në pah se çfarë ishte lëvruar më pak në  Shqipëri deri në atë kohë. Luigj Gurakuqi e vuri theksin te bujqësia si më e rëndësishmja. Ai përmendi burimet vendëse të Shqipërisë, fuqinë e mrekullueshme të ujërave, pasuritë minerale etj..

Në mbyllje të fjalës tij Gurakuqi foli më në veçanti mbi nevojën e shkollave për arsimimin e përshtatshëm të të rinjve. Sipas letrës së Violeta Kenedi ai tha se Austria, Italia dhe Greqia kishin ngritur shkolla dukshëm për arsye politike, ndërsa amerikanët synonin të mirën e njerëzve, mes të cilëve ata ngrinin shkollat e tyre.

Ai e mbylli me disa fjalë afërsisht kështu thonte Kenedi në letrën e saj: “Ndërsa ne jemi ende të varfër, i lutemi Amerikës që të hapë shkolla të tjera në mbarë vendin tonë”.