SHBA/ Shkencëtarja shqiptare flet për kategoritë më të rrezikuara nga Covid-19

E premte, 26 Prill, 2024

Shqiptarja Lisiena Hysenaj është kërkuese post doktorale në Universitetin e San Franciskos, Kaliforni, ShBA. Ajo ka mbaruar studimet për biokimi në Universitetin e Sorbones në Paris. Më pas ka mbrojtur doktoraturën në Qendrën e Imunologjisë së Marsejës (C.M.I.L).

Aktualisht punon për të krijuar gjeneratën e re të mini organeve të mushkërisë nga qelizat staminale të njeriut.

Duke e qenë e specializuar për të punuar në laboratorët e sigurisë së lartë, aktualisht është e përfshirë në ekipin ‘RAPID Path to COVID-19 INTERVENTION’ ( rruga e shpejtë për të kuptuar COVID-19), pranë Universitetit San Francisco në Kaliforni, në të cilin ajo drejton një projekt shkencor ku në fokus ka të kuptuarit se përse disa persona shfaqin simptoma më të rënda të COVID-19 sesa të tjerë.

Doktoresha e shkencave mjekësore në SHBA, shqiptarja Lisiena Hysenaj në një intervistë në emisionin ‘Wake Up’ sqaroi se përse individë të ndryshëm reagojnë ndryshe ndaj Covid-19, si edhe për kategoritë që janë më të rrezikuar për t’u infektuar me koronavirus.

“Kemi disa pista që mund të shpjegojmë se përse disa persona infektohen më shumë nga SarsCov2 dhe pse të tjerët infektohen më pak. Janë disa kritere. Unë merrem me qelizat e mukozës, por kemi një pjesë tjetër të ekipit që merret me sistemin imunitar, me moshën, sepse trupi i njeriut nuk është vetëm një pjesë. Faktori kryesor që ne tashmë e dimë dhe jemi të sigurt. Personat që janë të prekur më shumë nga Covid janë personat që kanë diabet të tipit 2, janë personat që vuajnë nga obeziteti dhe këta duhet të ruhen shumë. Ne kemi parë që normalisht trendi është kështu, meshkujt e vjetër infektohen më shumë. Njerëzit që kanë diabet infektohen më shumë dhe personat që kanë sëmundje imunitare gjithashtu. Kemi parë persona 29 vjeç që infektohen shumë dhe kemi bërë analizat gjenetike dhe kemi parë që ata kanë gjene të veçanta që i predisponojnë më shumë”, sqaroi ajo.

Shqiptarja Hysenaj gjithashtu tregoi se pse meshkujt janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

“Meshkujt janë më të rrezikuar nga koronavirusi, sidomos meshkujt në moshë të madhe. Duhet të jetë një faktor hormonal që ne nuk e kemi kuptuar. Meshkujt janë më shumë të predispozuar edhe ndaj kancerit kur plaken. Ne po zbulojnë që nuk janë gjithmonë seksi më i fortë. Përveç hormoneve, ne nuk dimë ndonjë arsye tjetër deri tani. Njerëzit më pyesin a është i lidhur me kromozomin x? Po është i lidhur, sepse ne kemi dy kromozome, çdo gjen është i shprehur dy herë. Kjo bën që çdo gjen të jetë më i fuqishëm ose jo. Kurse te meshkujt ka vetëm një zgjidhje”, sqaroi shkencëtarja Hysenaj.