Propozimet e Dhomës së Biznesit të Diasporës në Këshillin e Investimeve

E enjte, 25 Prill, 2024

Këshilli i Investimeve (KI) zhvilloi një mbledhje plenare për të diskutuar sfidat kryesore dhe disa rekomandime për promovimin e investimeve në fushën e agro-përpunimit, me fokus të veçantë: perimet, frutat, arrat dhe bimët mjekësore dhe aromatike (MAP)—me qëllim rritjen e vlerës së tyre të shtuar bruto në vend.

Në mbledhje e Këshillit të Investimeve i pranishëm ishte edhe Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Ardian Lekaj. Disa nga rekomandimet që Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Ardian Lekaj përmendi ishin: certifikimi i produkteve për eksport, zëvëndësimi i prodhimeve të importit me prodhimet vendase, informim më i gjerë i fermerëve përsa i përket subvencioneve eksistuese apo të reja.

Lekaj theksoi se zëvendësimi i prodhimeve të importit me prodhime vendase mund të mbështetet me politika frenuese të importit qofshin këto edhe sezonale. Gjithashtu sipas tij duhet një analizë e thellë se  cila është shporta bazë dhe çfarë konsumojnë shqiptarët.

Ministrja Denaj bëri një përmbledhje të veprimeve dhe vizionit të qeverisë për të promovuar zhvillimin dhe rritjen e prodhimit bujqësor, duke synuar përmirësimin e sektorit në konkurrencën rajonale.

Përfaqësuesit e biznesit u shprehën se ka një interes në rritje për investime të reja në sektorin e agro-përpunimit. Megjithëse sektori është zgjeruar mjaft dhe ka përfituar mbështetje nga politikat qeveritare, ata pranuan se ende nevojiten më shumë përpjekje për të adresuar disa çështje, të tilla si certifikatat fitosanitare, certifikimi i laboratorëve, informaliteti i sektorit, si dhe cilësia dhe certifikimi i produkteve.