Itali/ Shqiptarja pjesë e dhomës së avokatisë në Milano

E premte, 17 Maj, 2024

Shqiptarja Elierta Myftari ka emigruar në Itali në vitin 2001 dhe tashmë punon si avokate në Milano. Edhe pse ka lindur dhe u rrit në Elbasan, ajo nuk e pati të vështirë që të përshtatej më Italinë dhe italianët, pasi vendosi të shkonte fillimisht në Universitetin e Napolit. Aktualisht Elierta jeton në Milano, qytet që siç thotë ajo e ka mirëpritur.

Elierta që nga tetori i vitit 2016 është pjesë e dhomës së Avokatisë në Tiranë, ndërsa nga janari i vitit 2019 është bërë pjesë e dhomës së avokatisë në Milano.

E ftuar në emisionin “Boeing 104.6” avokatja shqiptare që jeton në Milano, Elierta tregon se çfarë e shtyu të emigroi në Itali.  “Brezi im është rritur me frymën italiane, ishte pak a shumë një ëndërr për mua jetesa në Itali. Më pas u mblodhën disa situate bashkë që më shtyn të shkoj në Itali, një ndër to edhe dashuria. Në fillim jetova dhe studiova në Napoli, ndërsa në Milano jetoj nga viti 2014. Nuk hasa vështirësi për tú integruar, përveç vështirësive të emigrimit dhe përshtatjes me një vend tjetër.”

Përpos përshtatjes nga një shtet në një tjetër, asaj i është dashur të përshtetet edhe me ndryshimet në mënyrën e jetesës nga jugu i Italisë në veri, ku momentalisht jeton. “Diferencat nga Napoli dhe Milano janë të mëdha, ndryshon stili jetës në mënyrë radikale. Në një provincë në Napoli ku unë jetoja ishte një qytezë miqësore, kudo që shkoje njihje dhe takoje njerëz. Ndërsa Milano ndryshon shumë në këtë aspekt, sepse çdo lëvizje e bën me mjet, edhe pazarin e bën më shumë në qendrat e mëdha. Nuk e ke atë ndjesinë e një qyteze komunitare.”

Në Shqipëri Elierta ka ndjekur kurse për piano në moshë të vogël, por ishte një pasion që nuk u kthye në profesion për të. “U detyrova ta lija pianon në vitet ’90 për shkak të trazirave dhe ishte e vështirë të shkoje të bëjë leksionet e pianos dhe prindërit vendosën të mos e ndjek më pianon. Më pas kam studiuar për gjuhë franceze, por që e vogël ëndërroja të isha gjykatësi ose hetuese. Gjithsesi pianos i bie sërish në shtëpi për tú relaksuar.”

Ajo tregon se në Itali janë të shumtë shqiptarët që kanë arritur të integrohen në fusha të rëndësishme. “Shqiptarë që kanë arritur pozicione të rëndësishme dhe të mira ka shumë në Milano, sa më shumë kalon koha, aq më shumë njoh. I ke të përfshirë në fusha të ndryshme, nuk ka një fushë të shoqërisë italiane që nuk gjen një shqiptarë që ka arritur një pozicion të mirë. Së fundmi po përpiqemi të organizohemi më shumë si Diasporë. Para një muaji realizuam një takim si një mundësi për tú njohur me njëri-tjetrin. Pandemia nuk na lejon që të organizojmë shumë takime, por kemi bërë një premtim që sapo të kalojë kjo periudhë do përpiqemi të organizohemi në formë shoqate për tí ardhur në ndihmë të gjithë komunitetit shqiptar.”