SHBA/Epidemiologia shqiptare: Vaksina 90% efikase, ja protokolli që do të ndiqet

E diel, 19 Maj, 2024

Rubina Muzina, epidemiologe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, komentoi në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 lajmin e mirë se vaksina e Pfizer do të ketë 90% efektivitet.

“Lajmi i djeshëm ishte shumë i mirë. Këtu në rrethet shkencore ne mendonim se edhe një vaksinë 50% do të bënte punë, 70-80% do të ishte optimale, por ishte lajm shumë i mirë që vaksina do të jetë 90% efikase. Tani, protokolli që do të ndiqet është ky: në fund të muajit presim të dhëna se sa e sigurt do të jetë ajo. Pas kësaj, do të mund të kalohet në grupe të ndryshme të popullatës. 90% efikasitet është një mrekulli. Është një studim i jashtëzakonshëm, shumë njerëz nga e gjithë bota marrin pjesë në këtë studim. Personat që morën vaksinën u mbrojtën nga virusi. Deri më tani nuk kemi parë efekte anësore nga kjo vaksinë dhe ky është një lajm shumë i mirë që në 10 muaj të arrihet kjo vaksinë, ndërkohë që për vaksina të tjera na duhen edhe deri në 10 vite.” tha Muzina.

Epidemiologia Muzina theksoi se kjo vaksinë do të gjej një përdorim emergjent: “Patjetër, do të ketë një përdorim emergjent, ky studim tregoi se ata që nuk ishin të infektuar u mbrojtën nga këto vaksina, objektivi tjetër është për të parë nëse kjo vaksinë do të arrij që ta parandalojë një rast të lehtë me Covid të agravojë dhe si do të ndikojë tek të moshuarit. Do aplikohet sigurisht edhe tek mjekët fillimisht.”

Sa i përket situatës aktuale në SHBA, Muzina theksoi: “Numri i rasteve është rritur, por bëhen shumë testime. Studentët janë testuar disa herë, jo vetëm një herë. Nuk shikojmë rritje të numrit të vdekjeve si në fillim. Tani, mjekët kanë mësuar si ta trajtojnë Covid-19, faktori i dytë janë trajtimet që ndihmojnë që nuk e përkeqësojnë gjendjen dhe me anë të testeve të shpejta që dallojnë 20 lloje virusesh respiratorë dhe me anë të këtij testi ne mund ta diagnostifikojmë. Vjeshta dhe dimri do të jenë të vështirë, por nëse ne mbrohemi, përdorim maska ne do kemi një lloj mbrojtje, qoftë edhe nga viruset e tjera respiratore”. / A2CNN