Prishtina në zonë të kuqe, Qeveria ka rekomanduar një javë karantinë

E enjte, 2 Maj, 2024

Qeveria e Kosovës ka rekomanduar që Prishtina të mbyllet për një javë. Kryetari i kryeqytetit kosovar, Shpend Ahmeti thotë se tashmë është zonë e kuqe.

Ai ka njoftuar se niveli qendror ka rekomanduar mbylljen një javore të kryeqytetit.

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti thotë se si arsyetim ka përdorur numrin aktiv të të infektuarve.

“Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve. Por, kjo nuk është marr parasysh”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se kanë kërkuar që të jenë më fleksibil edhe me biznese për shkak se sipas tij, në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kanë primar.

“Përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situatën epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga qeveria, ndarja e Komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banorë) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat. Rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situaten epidemiologjike”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në fundjavë të ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Në fundjavë, po ashtu, qytetarëve të shtatë komunave të Kosovës – Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime – u janë ndaluar hyrjet dhe daljet, përveç në disa raste të domosdoshme.

Bizneset në Kosovë, për të mbajtur punëtorët në punë dhe për t’i rikuperuar humbjet nga pandemia, janë ndihmuar nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës.

Për këto biznese, nga ky Fond që kap vlerën e mbi 350 milionë eurove, janë ndarë 60 milionë euro, por ato janë vlerësuar si të pamjaftueshme nga vetë bizneset.