Intervista / Poeti Xhevdet Bajraj, me trup në Meksikë e mendje në shqiptarí

E premte, 26 Prill, 2024

Prej 21 vitesh poeti Xhevdet Bajraj jeton në Meksikë, një zgjedhje në fakt e imponuar që për të është si ajo “pjata me shalqi, mollë a dardhë, mbi të cilën është hedhur spec djegës”.

Lidhja e tij me vendlindjen, Rahovecin por dhe viset kosovare e shqiptare ështe gjithmonë e gjallë. Rahoveci për të është kërthiza që e lidh me mëmëdheun dhe që vazhdon t’i ushqejë shpirtin. Ky është viti i parë që ai nuk mundi të kalojë pushimet këndej botës.

E kur e pyet për të përbashkëtën mes latinëve dhe shqiptarëve, rrekemi të gjejmë diçka që poetit i plotëson shpirtin në ditët kur malli për njerëzit është edhe më i fuqishëm, Xhevdeti të thotë se nuk kanë asgjë të përbashkët, ndërsa ai “është duke e paguar një çmim të tmerrshëm”.

“E keqja është se edhe po të mund të kthehesha në atë ditë, do të vendosja njësoj”, thotë ai për Meksikën, vendlindjen e realizmit magjik, një magji që thjesht mund të shihet me sy, mund të preket me dorë.

Shqiptarët me banim të përhershëm atje janë të paktë dhe ai nuk ka pasur rastin të takojë ndonjë prej tyre.

INTERVISTA

Ikja e njerëzve nga vendlindja është gjithmonë një dramë për shoqërinë, por ikja e intelektualëve është një ikje akoma dhe më e rëndë. Pasi bashkë me ta ikën edhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Ju e keni lënë Kosovën në një kohë të vështirë, dhe ne një moment ku diskutohej jeta. Sot pas 30 vitesh nga ikja juaj, sërish dëshira për tu larguar nga vendlindja mbetet, kësaj radhe për të tjera arsye. Si e shihni këtë ikje të shqiptareve?

Ikja nga vendlindja padyshim është një dramë për shoqërinë, për individin po ashtu, bile për këtë të fundit, sidomos për gjeneratën e parë, është një tragjedi, apo të paktën një bukë e mirë e shoqëruar me një mëlmesë të bërë nga malli për njerëzit, për peizazhet. Kjo gjeneratë e sheh se si rrjedh koha, se si ikën jeta, kjo e vetmja. Është si një pjatë me shalqi, mollë a dardhë, mbi të cilën është hedhur spec djegës. Apo siç do të thoshin meksikanët, po e zbukuroj pakëz, jeta është si spec djegës, i shkurtër por i shijshëm, për ata që u pëlqen pikantja. Mua më deportuan nga Kosova në fillim të muajit maj të vitit 1999. Që në vitin 1998 e kisha ftesën nga Parlamenti Ndërkombëtar i Shkrimtarëve me seli në Paris që ta braktisja Kosovën, pra më ofronin bursë. Një pjesë e qytetit të Rahovecit që në verën e vitit 1998 u dogj, u vranë rreth 150 civilë (gra, fëmijë, pleq e të rinj). Të plagosurit, të burgosurit, të rrahurit nuk po i numëroj. Shumica e banorëve shqiptarë e patën braktisur qytetin, ca në zonë të lirë, ca nëpër qytete e fshatrat përreth komunave tjera, ca dolën jashtë. Disa u kthyen pas disa muajve, me nënshkrimin e një armëpushimi, ca nuk u kthyen kurrë. Ishte një situatë e jashtëzakonshme, nuk mund ta braktisja Kosovën, Rahovecin, sepse kurrë nuk do të mund të kthehesha më aty, kurrë më nuk do të mund t’i shihja bashkëqytetarët e mi në sy. Tekefundit, ende besoja në njeri.

Ikja e pandërprerë nga atdheu, gjatë viteve të pasluftës, dëshmon se politikanët tanë nuk e duan atdheun, nuk e duan popullin dhe se për të mbijetuar aty do të thotë që duhet t’u shërbesh bishave që e kanë kapur shtetin/atdheun, ca prej tyre madje të tërbuara.

Ju kishit mundësinë të zgjidhnit për të jetuar midis vendeve simbol të kulturës evropiane, përse Meksika?

 Sepse e njihja sadopak Evropën, i njihja edhe shqiptarët që jetonin atje, i njihja edhe të tjerët, italianët apo spanjollët, apo njerëzit në Gjermani a Francë. Popujt evropianë nuk janë aq tolerantë mes vete. Sidoqoftë, ideja ishte të qëndroja dy vjet jashtë Kosovës, atëherë i thash vetes, pse jo Meksika?. Është vendlindja e realizmit magjik, magjia thjesht mund të shihet me sy, mund të preket me dorë. Në vitin 2000, në Meksikë, u publikua një përmbledhje e imja me poezi “Lutje shqiptare”, u prit shumë mirë nga kritika letrare dhe nga lexuesit. Libri u shpërblye… më ofruan punë… E kisha shumë të vështirë të vendosja për të ardhmen. Vendosi bashkëshortja ime për këtë. U kthyem në Kosovë, me fëmijë, donim ta merrnim vendimin atje. Në Kosovë punët ishin keq, pothuajse si sot, liria dhunohej në pikë të ditës, e dhunuan derisa e çoroditën, derisa njerëzit u mësuan me çorodinë e saj, e merrnin si diçka normale këtë. Miqve të mi të mirë u kishin vdekur ëndrrat para skenës në të cilën mbi varret e të rënëve për liri, ca kafshë politike (ca derra me bijtë e tyre), në pikë të ditës e kullotnin të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Vendosëm të kthehemi në Meksikë… Më duket se jeta më plagosi për vdekje.

Jetoni në vendin latin prej 1999, a ka të përbashkëta në mendësi, kulturë mes shqiptarëve dhe latinëve?

 Asgjë të përbashkët nuk kanë. Për këtë arsye e mora aeroplanin që t’i nxjerr fëmijët e mi nga ai realitet. Jam i lumtur për ta, ndërsa vetë jam duke e paguar një çmim të tmerrshëm. E keqja është se edhe po të mund të kthehesha në atë ditë, do të vendosja njësoj.

Në një nga poezitë tuaja “Netët në Meksiko City” shpreheni “Unë për veten time e di se/ nesër sapo t’i hap sytë/ nga dritarja do të shoh/ majën e dhimbjes kosovare”. Zemra dhe shpirti juaj poetik është ende Rahoveci. Sa të forta i keni këto lidhje me rrënjët tuaja sot?

Unë kam pasur fat që jam rritur në Rahovec dhe që jetoj në Meksiko Siti. Rahoveci është kërthiza që më lidh me mëmëdheun dhe që kurrë nuk u pre. Kështu që, vazhdon të ma  ushqejë shpirtin. Ajo kërthizë përditë ma sjellë edhe ulërimën e pjellës së keqe që e ka kapur shtetin, m’i sjellë edhe ofshamat e mallit të nënave, baballarëve, për bijtë, bijat, nipat dhe mbesat e tyre që e kanë braktisur vendin, ma sjellë heshtjen shurdhuese të shtëpive të braktisura/pa njeri të gjallë në to. Kështu që sa herë të shkruaj poezi, e hapi derën e gjoksit.

Prindërit, i kam të varrosur në Rahovec, kurrë nuk mundemi ta zgjedhim vendin e lindjes, shpesh nuk mund ta zgjedhim edhe vendin ku do ta kalojmë jetën, por gjithmonë apo pothuajse gjithmonë, mund zgjedhim vendin ku do të vdesim, apo tek e fundit, vendin ku do të na varrosin.

Keni qenë bashkëskenarist me Aro Tolbukhin në filmin “Në mendjen e një vrasësi” në vitin 2002, i nominuar dhe për Oscar. Gjithashtu keni pasur bashkëpunim me këngëtare shqiptarë si Bojken Lako për tekst të këngëve të tij. A keni ndonjë projekt në horizont? Apo e keni parë si një shkrirje të krijimtarisë së shkrimtarit me zhanret e tjera për t’i dhënë një tjetër dimension krijimtarisë së tij?

 Në të vërtet kam qenë bashkë-protagonist në filmin “Aro Tolbukhin – Në mendjen e vrasësit” (Aro Tolbukhin – En la mente del asesino), të regjisorit spanjoll Agustín Villaronga. Bashkëpunimi me Bojken Lakon ishte një nder i madh për mua, sepse punën e tij e përcjelli që nga projekti i tij i parë me grupin “The Fish Hook” dhe kam respekt të jashtëzakonshëm për të. Për mua është emblemë e rockut shqiptar, mbase është tejet e vështirë nga rock-u të jetohet në atë pjesë të bukur të planetit… Rock muzika është dashuria ime e madhe në jetë. Po ashtu e kam një regjistrim në CD të poezive të mia me rock grupin “Heshtjet e pakëndshme” (Silencios incómodos), Grabaxiones Alicia. Në ndërkohë bashkëpunoj me artistin kosovar, z. Agron Shala, në një projekt të tij mjaft interesant në të cilin bashkëpunojnë disa artistë, ndërsa unë marr pjesë në të me poezitë e mia. Përndryshe, kur e përfundoj një libër me poezi, aty përfundon e tëra nga ana ime. Nuk është në natyrën time t’u imponohem njerëzve, në këtë rast as shtëpive botuese. Natyrisht, gjithmonë jam i gatshëm të  bashkëpunoj me të tjerët. Sidoqoftë, në art ambiciet e mia përfundojnë në poezi. Shpresoj të mos vdes pa e shkruar një libër rreth poezisë. Pothuaj që njëzet vjet i ligjëroj lëndët e poezisë në universitetin ku punoj. Më pëlqen ideja që përvojën time personale t’ua lë si trashëgimi poetëve që do të vijnë dhe sadopak, atij çrregullimi të vlerave, asaj rrëmuje, atij kaosi, t’i jap emër. Se është goxha e turpshme ajo që po ndodh me poezinë në trevat shqiptare.

A është i organizuar komuniteti shqiptar në Meksikë? Sa lidhje keni me shtetin amë, Shqipërinë dhe Kosovën?

 Shqiptarë me banim të përhershëm në Meksikë ka shumë pak. Për fat të keq, nuk kam pasur rastin të takoj asnjërin prej tyre. Këtë verë shkaku i pandemisë, për herë të parë që kur jam në Meksikë, nuk isha në Kosovë, gjegjësisht në Shqipëri. Përndryshe viteve të fundit, në Kosovë shkoj nga aeroporti i Rinasit. Pra, sa herë të jemi për pushime në Kosovë, e vizitojmë edhe Shqipërinë. Dy djemtë e mi e njohin goxha mirë Shqipërinë, disa herë kanë qenë deri në Butrint, zakonisht e përdorim një rrugë kur shkojmë drejt jugut dhe pastaj kthehemi nëpër rrugën tjetër. Të gjithë jemi të dashuruar në Tiranën, Beratin, Gjirokastrën, Shkodrën…  Dhemb goxha, por jam shumë krenar që jam pjesë e natyrshme, qoftë edhe e shkëputur përkohësisht, e peizazhit shqiptar.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 