Ishulli i Maligradit, “sofra gjigante” e Prespës që kërkon vëmendje

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit ka “kthyer sytë” këtë vit në turizmin vendas. Juglindja në këtë kohë vjeshte është një mrekulli për t’u vizituar, dhe jo vetëm për peizazhin, por kulinarinë, mikpritjen.

Liqenasi, që tashmë njihet si bashkia e Pustecit është një zonë pak e “rrahur” për turizëm por në fakt të shfaq një mrekulli që do të doje ta shijoje sërish. Nga Korça hyn në fshatin Zvezdë dhe merr rrugën tashmë të shtruar për në pikën doganore të Goricës. Rrugës teksa kthehesh drejt tij shfaqet dalë nga dalë Liqeni i Prespës dhe në mes të saj Ishulli i Maligradit, “sofra gjigante”e këtij liqeni që të zgjon kureshtjen duke e parë që nga larg.

FSHATI I NJERËZVE TË MIRË

Teksa hyn në Liqenas historia e tij të shfaqet në qendrën e rikualifikuar urbane. Banorët e zonës, minoritet maqedonas, të thonë se ky emër iu vendos në vitin 1973 dhe vetëm në vitin 2013 iu rikthye emri Pustec dhe pse përdoren të dy emrat. Si bashki përfshin nëntë fshatra minoritarë, ndërsa ato që janë potencial turizmi janë ata buzë liqenit, si Pusteci, Zaroshka, Glloboceni, Gorica e Vogël dhe Tumineci.

Banorët të thonë se është një zonë me pasuri kulturore, natyrore dhe arkeologjike, me një histori të lashtë. Tashmë njihet si Parku Kombëtar i Prespës dhe ata kërkojnë më shumë vëmendje për turizmin. “Ka pasur mjaft projekte për zonën, dhe bashkia ka hartuar, por gjithçka ka mbëtur në letër. Kjo është një zonë me shumë pasuri që duhet parë nga të gjithë”, të thotë një banor i zonës. Ajo që na bëri përshtypje ishte se pjesa më e madhe e shtëpive ishin të reja e në formë vilash. Ata që jetojnë ende aty na thonë se kanë ngelur shumë pak pasi pjesa më e madhe kanë emigruar. Janë këta emigrantë që i kanë ndërtuar kaq bukur për t’u kthyer me pushime.

Zona si një atraksion turistik përfshin dhe një sërë kishash të vjetra, si ajo e Shën Mëhillit, Shën Nikollës e deri te kisha e Shën Mitrit në Tuminec, fshatin më skajor të bashkisë. Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht Kisha e Shën Marisë në ishullin e Maligradit.

ISHULLI I MALIGRADIT

Ishulli i Maligradit ndodhet në mes të Prespës, që me një vizion optik nga bregu i Pustecit të jep përshtypjen e një masivi shkëmbor jo shumë të madh. Por historia që mbart të lë pa fjalë. Nisemi me varkë drejt saj ndërsa si ciceron kemi profesorin e historisë në këtë fshat Llazi Stojani. Maligrad nga gjuha sllave do të thotë “qytet i vogël”, dhe në të mendohet të kenë jetuar shumë e shumë vite më parë, pasi grupet arkeologjike kanë gjetur eshtra njerëzish, por jo vendbanime. Vetë fakti se dhe eshtrat janë gjetur në mënyrë të çrregullt nuk mund të flitet për një varrezë, por ndoshta një luftim. Megjithatë janë gërmime të tjera arkeologjike që do të duhet të bëhen për të kuptuar më tepër. Ajo që ishte planifikuar këtë vit ishte shtyrë për shkak të situatës së pandemisë.

Gjatë lundrimit na shoqërojnë shpendët e rrallë si pelikanët. Ishulli ka gjatësi rreth 800 metra e gjerësi rreth 200 metra dhe rrethohet nga shpate shumë të pjerrët, me përjashtim të pjesës perëndimore të tij. Në këtë ishull ka bimësi natyrore barishtore dhe shumë pak shkurre, shpella e zgavra karstike. Në një prej tyre ndodhet dhe Kisha e Shën Marisë. Na bën përshtypje kujdesi jo vetëm i profesor Llazit po dhe banorëve të tjera që punojnë me varka për të sjellë turistët. Na porosisin që të mos hyjmë shumë njerëz brenda, dhe të mos bëjmë foto me blic të telefonëve pasi dëmtojmë afresket e rralla. Kisha ndodhet rrëzë një guve, teksa profesor Llazi na tregon historinë e saj.

Ajo është ndërtuar në 1368 nga arkitekti serb Cezar Novak dhe gruaja e tij greke Kalia mbi rrënojat e një kishe të mëparshme që mendohet se është shkatërruar nga luftërat barbare. Ata e ndërtuan duke ia dedikuar vajzës së tyre Maria. “Arkitekti thotë e ndërtova kishën të vogël, të mbuluar në formë e një anije gjithmonë në lundrim, duke ia kushtuar Shën Marisë që të ndodhet pranë njerëzve në problemet e hallet e tyre dhe të përditshme që atëherë e në vazhdim. Ky është misioni i kësaj kishe. Kisha është bërë si shtëpi e Shën Mërisë dhe njerëzit të vijnë këtu se herë kanë probleme”, na tregon profesor Llazi Stojani dhe në fakt banorët e zonës shkojnë sa herë kanë probleme.

Në afresket e Kishës është e shkruar e gjithë bibla, teksa një mbishkrim na tërhoqi vëmendjen. “Këtu thotë: ‘Këtë shtëpi eti e ndërtoi, këtë shtëpi i biri e përforcoi, këtë shtëpi shpirti shenjtë e zbukuroi ai që ndriçon zemrat tona”, na shpjegon profesor Llazi. Një shprehje që aktualiteti nuk i humb kurrë e që përshtatet më së miri me vazhdimësinë e jetës së krijuar nga babai e të përforcuar nga trashëgimtari, djali.

Kisha është shpallur trashëgimi kulturore dhe “ciceroni” jonë na tregon se dhe ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro kur kishte ardhur tre vite më parë ishte shprehur se nuk kishte parë kishë tjetër si kjo. Profesori thotë se restaurime brenda saj nuk ka pasur. Por vetëm në pjesën e jashtme ku çatia është bërë në mënyrë vullnetare nga një ekip gjerman ndërsa është ndërhyrë në pjesën ku janë bërë zhgarravina. “Zhgarravinat janë bërë kryesisht nga ushtarët që vinin këtu kur ishte sistemi komunist”, thotë Llazi.

Kuriozë e pyesim se si është ruajtur kjo kishe në ato vite dhe profesori na thotë se në 1967 kur u prish çdo gjë kjo kishe nuk u prish. Ajo nuk njihej as si atraksion turistik pasi as vetë banorët nuk vinin dot, duke qenë se është zonë kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë dhe kishin merakun se arratiseshin.

PUSHO SHQIP, ZONA KA NEVOJE PER ZHVILLIM
Pasi mësojmë historinë e tij kthehemi me varkë me profesorin dhe Edin, një djalë i zonës i cili na tregon se turizmi në këtë zonë nuk ka marrë shumë hov. Gjithë gjithë këtu janë tre hotele thotë ai, dhe në verë liqeni shfrytëzohet dhe për plazh por nuk ka shumë vizitorë pasi zona ka nevojë për promovim. Janë vetëm pushues të zonave përreth, Korça e Devolli ndërkohë që janë të rrallë turistët e largët që interesohen për historinë, kulturën, biodiversitetin për dhe për gastronominë e kësaj zone. Disa agjenci turistike thotë ai janë interesuar për ta futur në atraksionet turistike të tyre krahas Thethit, Valbonës, Ujëvarës së Sotirës etj., por duhet edhe mbështetje nga shteti. “Sofra gjigante” në mes të Prespë