SHBA/ Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale

E premte, 17 Maj, 2024

Pensilvania ka përmbyllur procesin e numërimit e duke i dhënë 20 vota elektorale Joe Biden, i cili ka kaluar kështu pragun e 270 votave që duheshin për tu zgjedhur.

Joe Biden do të jetë kështu presidenti i 46-të i SHBA-ve, e sipas Zërit të Amerikës, ka siguruar 273 vota elektorale nga 270 që duheshin.

Presidenti i zgjedhur kryeson me mbi 4 milionë vota popullore.

Ai po ashtu kryeson edhe në disa shtete te tjera ku ende nuk është shpallur fituesi: Xhorxhia (16 vota elektorale), Nevada (6 vota elektorale), Arizona (11 vota elektorale).

Më herët Biden ishte shprehur se shifrat tregojnë se ai do ta fitojë garën për presidencën, por shtoi se ende nuk ka një deklaratë përfundimtare të fitores. Ai tha se shpreson të flasë para amerikanëve të shtunën dhe bëri thirrje për unitet dhe qetësi.

Zoti Biden tha se ai dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris tashmë ishin takuar me ekspertë ndërsa përgatiten për Shtëpinë e Bardhë.

Fjalimi i zotit Biden ishte planifikuar fillimisht si një festim i fitores, por ai e ndryshoi planin në mungesë të një parashikimi zyrtar nga ana e rrjeteve televizive dhe ekspertëve zgjedhorë.

“Vota juaj do të numërohet. Nuk më intereson se sa shumë përpiqen të tjerët për ta ndalur atë. Unë nuk do ta lejoj të ndodhë,” tha zoti Biden përpara gazetarëve dhe ndihmësve.

Sipas të dhënave të INSTAT, bazuar në censusin e fundit të popullsisë në SHBA, janë rreth 214.300 shqiptarët që jetojnë në Amerikë me të drejta të plota dhe që kanë pasur mundësin të votojnë për të zgjehdur presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.