SHBA/ Shefi shqiptar i kuzhinës, Bledar Istrefi hap një… sallon bukurie

E premte, 26 Prill, 2024

Bledar Istrefi në Filadelfia është i njohur si shefi i kuzhinës që gatuan ushqim tradicional e që ka befasuar amerikanët me shijet e recetave të tij. Por së fundmi ai ka vendosur që të provojë aftësitë e tij në sipërmarrje në një fushë shumë të ndryshme nga profesioni i tij.

Por çfarë “po gatuan” këtë herë ai? Në fakt nuk bëhet fjalë për recetë ushqimi tradicional por për një sallon bukurie. Ai hapi sallonin “Girasole” në mes të tetorit afër restorantit të tij “Trattoria Moma”.

Koronavirusi shkaktojë mbylljen e mjaft bizneseve në të gjithë botën dhe Istrefi vuri re një sallon që ishte mbyllur. “Kishte qenë i suksesshëm dhe kishte një reputacion të mirë. Unë e pashë një mundësi, pashë që ky vend ishte i lirë dhe doja të provoja diçka të re…Nëse nuk provoni, nuk e dini”, thotë Bledari.

Dhe kështu bëri. Tre muajt e masave kufizuese që preku dhe restorantin e tij “Trattoria Mama”, Bledari e shfrytëzoi për të rinovuar sallonin, që siç thote e ndryshoi pak dhe e bëri më moderne. Salloni ka një staf të ri dhe një koncept të përditësuar.

“Ne ndjekim trendet por gjithashtu sugjerojmë dhe edukojmë klientelën për flokët e tyre, si ti trajtojnë, produktet më të mira për të përdorur. Nuk është thjesht të shkosh e të lyesh flokët, por duam që klientët të dinë mëshumë për flokët e tyre për ti mbajtur të shëndetshëm”, thotë ai. Bledar Istrefi pa ndonjë përvojë në këtë fushë, përveçse restorantit thotë se mbështet shumë tek menaxheri i sallonit “Girasole”, Toni Burns.

Tashmë me dy biznese, ai thotë se është këtu çdo ditë, megjithëse kohën më të madhe ia merr restoranti. Istrefi është ekspert dhe i gatimit italian, pasi ka jetuar e punuar atje, duke e nisur që adoleshent si larës pjatash në një restorant ialian e për të ngjitur shkallët e karrierës së tij pak e nga pak, duke shpresuar gjatë gjithë kohës të hapë një restorant të tijin.

Ai u largua me familjen nga Shqipëria pasi fitoi lotarinë amerikane në fillim të viteve 2000.