Greqi/ Prej 9 nëntorit duhet të ketë testin e COVID-19 kushdo që hyn në kufi

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Krahas masave të tjera të vendosura në vend për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, Greqia ka marrë dhe një vendim për kufijtë.

Kështu, prej të hënës, 9 nëntor, udhëtarët që mbërrijnë në Greqi nga jashtë, si përmes aeroporteve, porteve detare dhe kufijve tokësorë, duhet të paraqesin testin me përgjigje negative për Covid-19 tek autoritetet.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes Civile greke Nikos Hardalias ata që hyjnë në vend përmes tokës, detit ose ajrit, do të jenë të detyruar të kenë një test negativ Covid deri në 48 orë, ndërsa ata që dëshirojnë të hyjnë në vend përmes kufirit tokësor, duhet të tregojnë një test negativ Covid deri në 72 orë.

Mediat greke raportojnë se masa zbatohet për të gjithë, pa përjashtim, ndërsa kontrollet do të jenë të përpikta në të gjitha pikat e hyrjes në vend.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.