Italia rikthen të premten karantinën në këto rajone

E enjte, 2 Maj, 2024

Pas Francës, Spanjës, Gjermanisë, Austrisë, edhe Italia rikthen karantinën në disa rajone që i konsideron si zona të kuqe. Kryeministri i Italisë Giusepe Conte në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se masat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 6 nëntor.

“Ekziston një probabilitet i lartë që shumë rajone të tejkalojnë pragjet e kujdesit intensiv dhe kujdesit mjekësor”, tha Kryeministri Conte. “Nuk do të ketë masa unike në të gjithë Italinë, por në disa zona të kuqe masat janë të domosdoshme.”

Lombardia, Piemonte, Kalabria, Valle D’Aosta janë rajonet e futur në zonën e kuqe, duke u konsideruar me rrezik më të lartë, sipas Conte.

Zona e verdhë, përfshin Abruzzo, Basilicata, Campania, Emilia-Romagna, Lazio, Liguria, Toskana, Molise, Marche, Sardenja dhe Friuli Venezia Giulia.

Edhe Veneto dhe provincat e Trentos dhe Bolzanos janë brenda zonës së verdhë me masat kufizuese “më të buta” të parashikuara në Dpcm.

“Në zonën portokalli, me rrezik mesatarisht të lartë, janë Pulia dhe Siçilia”.

Masat do të rishikohen në varësi të ecurisë. Në rajonet me numër të lartë të infektuarish do ndalohen lëvizjet e panevojshme, do mbyllen objektet e argëtimit, baret, restorantet dhe disa dyqane të mbyllen, por mbeten hapur shkollat fillore dhe kopshtet.