Poloni/ Shqiptari që punon për Reuters: Polakët e njohin mirë vendin tonë

E diel, 28 Prill, 2024

Në vitin 2017 Josif Gjoshe u njoh me një vajzë polake me të cilën u dashurua. Më pas vendosi të linte Shqipërinë për t’u zhvendosur në Poloni. I ftuar në emisionin “Boeing 104.6” ai ndau sfidat e para që hasi në Poloni për të gjetur veten, e deri tek aplikimi dhe pranimi në agjencinë Ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”.

Josifi ka mbaruar fakultetin e gazetarinë në Tiranë dhe nuk e pati të vështirë të kuptonte kush ishte pika e tij e fortë kur avioni u ul në Varshavë. Aktualisht ai është i angazhuar me projektet profesionale në vendin lindor, ndërsa u shpreh se e ka marrë shumë malli për gatimet tradicionale shqiptare.

“Komuniteti shqiptarë në Poloni është shumë i vogël. Ardhja ime këtu nisi nga një histori dashurie. Në 2017 e dashura ime polake ishte me pushime në Shqipëri dhe aty u njohëm. Kur erdha këtu gjeta një shtet shumë të zhvilluar që ka rritur shumë standartet e jetesës. Nisa të kërkoi punë, sepse fatmirësisht kisha pasur disa eksperienca në gazetari në Shqipëri dhe aplikova në “Reuters” dhe pata fatin e mirë që e fitova pozicionin, dhe jam shumë i lumtur që prej dy vitesh punoj në agjencin e lajmeve “Reuters”.

Kompania ku punoi është kompani ndërkombëtare dhe gjuhë zyrtare në ambientet e punës është anglishtja, ndërsa përsa i përket polonishtes mendoj se jam ende në bazat e parë. Në jetën e përditshme sigurisht përdor polonishten dhe arrij të komunikoj. Miqtë që kam janë të huaj dhe me to komunikoj anglisht. Polakët janë shumë njerëz të mirë, shumë mikpritës, sigurisht pak më të ftohtë se ne, por janë njerëz të mirëkuptueshëm dhe të ndihmojnë.

Ai tregon se në të gjithë Poloninë mund të jenë maksimumi 200 shqiptarë. Edhe pse numri i shqiptarëve është i ulë, Josif Gjoshi tregon se polakët e njohin shumë mirë vendin tonë, madje Shqipëria për ta është kthyer si destinacion turistik.

“Unë kam bërë pjesën time për tí prezantuar Shqipërinë dhe i kam sugjeruar vende ku mund të shkojnë, por shumë prej tyre e njohin. Mua personalisht më merr malli për diellin e Shqipërisë dhe për ushqimet”, tregon shqiptari Gjoshi.