Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë në faqen e saj zyrtare ka njoftuar qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim, deri më datën 02 tetor 2020, se dokumentet kanë mbërritur.
Në zbatim të legjislacionit të emergjencës COVID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë, duke njoftuar paraprakisht në adresën email: [email protected].
Korrieri që do të dorëzojë letër njoftimin duhet të pajiset me: Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit, si dhe kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë.