Gjermani / “Mama Bar” e Petritit dhe ndikimi i karantinës së dytë në biznese

E premte, 3 Maj, 2024

Petriti prej vitesh jeton në Gjermani dhe nga komuniteti shqiptar atje njihet si Petriti i “Mama bar”, një nga klubet e jetës së natës së Berlinit dhe një nga stacionet e preferuara të “zogjve të natës” së metropolit gjerman.

Petriti Hoxha, 43 vjeç  është një shqiptar nga Gjakova, dhe e ka quajtur kështu lokalin e tij për nder të nënës së tij, “por edhe të nënës si nocion, që dhuron jetën“.

Gjysmën e jetës shqiptari Hoxha e ka kaluar nëpër Europë: fillimisht në Çeki, pastaj në Barcelonë, e më pas në Berlin. “Këtu erdha për dhjetë ditë si turist dhe u dashurova aq shumë pas këtij qyteti, sa vendosa të jetoja këtu“, rrëfen Petriti për vizitën e tij të parë në vitin 2007 në Gjermani. Në atë kohë ishte pronar i një bari në Barcelonë. Kështu edhe në Berlin vendosi të hap një bar, sepse eksperienca nuk i mungonte.

Ai ka përgjysmuar hapësirën dhe dëshiron që krahas barit të hapë edhe një “Mama-restorant”, por aktualisht baret dhe restorantet po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të pandemisë.

“Kemi marrë ndihmë nga shteti në muajin prill dhe nga ai muaj nuk kemi marrë ndihmë tjetër dhe gjithkund jemi të detyruar të paguajmë qiranë, të paguajmë punëtorët”, thotë Petriti i cili prej dhjetë vitesh ka bar-in e tij të veçantë.

Por pse e ka quajtur “Mama Bar”?

“Mama bar quhet nga dashuria ime ndaj nënës time që unë e thirr “mama” dhe për nënën si koncept që dhuron jetën dhe veçanërisht për mamën time. E veçanta e këtij bari është s ne gjithmonë jemi munduar të mbajmë muzikë që të tjerët nuk kanë përdorur, vepra arti të ndryshme, vizatime në mure gjëra që edhe për Berlinin janë interesante. Fokusi në muzikë speciale mendoj se ka bërë diferencën. Tani kemi disa vite që luajmë pllaka gramafoni direkt, muzika të ndryshme afrikane, shumica e viteve ’70-’80 që janë shumë vështirë të gjenden. Besoj se birra është shumë e rëndësishme në Gjermani. Kemi birrën çeke që është jo e pasterizuar që ka afat vetëm 5-6 javë prandaj është shumë e freskët”, thotë Petriti.

Qeveria gjermane ka premtuar se do t’u kompensojë bareve 70 për qind të xhiros së nëntorit. Por ekspertët parashikojnë se mbyllja do të zgjasë me muaj të tërë. “Shumë e rrezikshme dhe mund të rrezikojë 50-60 për qind të bareve dhe klubeve”, vijon Petriti.

Një e katërta e 13 milionë turistëve e vizitonin Berlinin për jetën e natës./DW