Dua Lipa sfidon COVID, organizon koncert virtual

E enjte, 16 Maj, 2024

Me sa duket këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka vendosur të hyjë në histori jo vetëm me talentin e saj në muzikë. Duke pasur parasysh anulimin e aktiviteteve muzikore, dhe të çdo lloji tjetër këngëtarja shqiptare ka vendosur të mos i zhgënjejë fansat dhe ti privojë nga muzika e saj, ndaj ka njoftuar se do të mbajë një koncert virtual. I titulluar thjesht  “Studio 2054”, koncerti do të transmetohet “live” më 27 nëntor të këtij viti.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po i ofron mundësinë të gjithë adhuruesve ta shohin duke interpretuar “live” në këtë kohë kur koncertet fizike janë pezulluar anembanë botës, si pasojë e koronavirusit.

Koncerti “Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, performanca, aktrim, vallëzim etj.. Të gjitha këto të bashkuara në një përvojë multi-dimensionale të drejtpërdrejtë.

Përgjatë koncertit i cili do të mbahet në një depo, Dua Lipa pritet të ndërrojë disa veshje dhe skenat ku ajo performon do të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Gjatë performancave ajo po ashtu do të shoqërohet nga disa muzikant, valltarë, akrobat të ndryshëm, dhe mysafirë special.

Koncerti “Studio 2054” do të transmetohet “live” dhe biletat për të pasur akses për ta parë koncertin, tashmë janë në dispozicionin e publikut.