Turqi/ Mësuesit e gjuhës shqipe marrin tekstet e dërguara nga QBD

E shtunë, 27 Prill, 2024

Për t’i ardhur në ndihmë sa më shumë bashkatdhetarë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe në Turqi, 282 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë, janë dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Tekstet kanë mbërritur në ambasadën shqiptare në Turqi dhe tashmë janë dorëzuar te mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare atje.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ankara z. Kastriot Robo ka vizituar Shkollën Publike në Bursa, mirëpritur nga drejtori i Shkollës Publike Ali Celal Elmaz, zëvendësdrejtori Kenan Doğru,mësuesja e Gjuhës Shqipe në këtë shkollë dhe Ambasadore e Kombit znj.Teuta Tabaku, si dhe nxënës të Kurseve të Gjuhës Shqipe.

Ambasadori dorëzoi tekstet didaktike për vitin shkollor 2020-2021 dërguar nga QBD-ja nën kujdesin e nga Ministrit të Shtetit për Diasporën, si dhe certifikatat e mbarimit të nivelit A2 të nxënësve.

Librat e mbërritur u tërhoqën nga mësuesit e kësaj shkolle: Metush Bajrami, Marlijenda Manaj, Ramush Zharku, Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Mustafë Ibrahimaj dhe mësuesi veteran Tahir Haziri.

Përveç teksteve shkollore dhe një larmie titujsh plotësues për nxënësit e komunitetit shqiptar atje, në dërgesë përfshihet edhe risia “Botimet Dygjuhëshe”, projekt i QBD-së, me fjalorët dygjuhësh dhe serinë e përrallave klasike dygjuhëshe, të cilat synojnë ta bëjnë mësimin e gjuhës edhe më të lehtë e argëtues.

Veç tyre, Qendra e Botimeve për Diasporën ofron akses online të botimeve të saj në faqen zyrtare web: http://qbd.gov.al/ si dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme”, tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.