Pianistja shqiptare: Edhe në SHBA flas çdo ditë për liceun “Jordan Misja”

E hënë, 19 Tetor, 2020

Inesa Gegprifti prej 14 vitesh jeton larg Shqipërisë. Pas studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë punon si pedagoge në Universitetin “Frost School of Music” në Miami. Për Inesën nuk ka asnjë ditë që të mos flas për Shqipërinë me nxënës, miq apo kolegë. Ajo tregon se miqtë që e kanë vizituar Shqipërinë shprehin pa hezitim dëshirën për tú rikthyer. “Edhe ata miq e kolegë të cilët e kanë vizituar Shqipërine, qoftë për koncerte, apo pushime, të gjithë kanë ikur me pershtypje nga më të mirat dhe me dëshirën për t’u rikthyer”, tregon Inesa Gegprifti në një intervistë për “Gazeta Diaspora”.

Tashmë u bënë vite që jeni larguar nga Shqipëria, shkak u bë shkollimi në vendin fqinj, Italinë. A ishte e vështirë përshtatja me një vend tjetër, që nuk ishte Shqipëria?

Në vitin 2006, mbas 11 vitesh studimi tek Liceu Artistik “Jordan Misja” me pedagogen Valbona Kasaj, m’u dha mundësia të konkuroja për vazhdimin e shkollimit në Itali, tek “Scuola Internazionale di Musica da Camera del Trio di Trieste” dhe “United World College of the Adriatic”. Znj. Valbona Kasaj më përgatiti për këtë konkurs me përkushtim dhe ambicje për rezultate sa më të larta. Falë edukimit rigoroz që kisha përftuar tek shkolla jonë e muzikës, punës së palodhur të Zysh Bonës, dhe mbështetjes së pakushtëzuar të prindërve Rudina dhe Nesti, arrita të nis rrugëtimin e gjatë të edukimit muzikor jashtë vendlindjes.

Tashmë, janë bërë 14 vite jetesë jashtë Shqipërisë dhe çdo përvojë ka sjellë perfitimet e saj, por edhe ka paraqitur sfida, të cilat më kanë ndihmuar të rritem si artiste, por mbi të gjitha si njeri. Edhe pse fillimet ishin në Trieste (Jo shumë larg Shqipërisë), fakti që çdo ditë nuk mund të ndaje me ta se çfarë ndodhi në shkollë apo me shokët e shoqet, krijon një farë largësie. Duke qënë e re (sapo kisha mbaruar vitin e tretë tek Liceu Artistik), dhe me pak përvoja larg familjes, një nga vështirësitë më të mëdha ka qënë pikërisht përshtatja e të jetuarit si individ i pavarur në mendim e zgjedhje drejtimi.

Mund të themi se ishit në rrugën drejt përshtatjes me Italinë, Triesten, kur sërish vendosët të shpërnguleshit dhe këtë herë për shumë më larg…

Po, pas dy viteve në Triste, atëhere erdhi tronditja kulturore, pasi rrugëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi me ndalesën e parë, në Boston, Massachusetts, ku studiova për 4 vite me profesorin Max Levinson tek Boston Conservatory. Edhe pse tek konservatori kishim një numër të madh pianistësh ndërkombëtarë, mënyra e jetesës në SHBA ishte plotësisht e re për mua, duke filluar nga mungesa e kafes ekspres që për ne është pjesë e gjakut tashmë (qesh), tek shpejtësia me të cilën çdo gjë rreth teje lëviz: trenat, makinat, studentët nga klasa, në prova, në koncert, tek repertori i madh që duhet përmbushur brenda një semestri, tek metologjia e studimit të muzikës – plotësisht ndryshe nga çfarë kisha parë deri në atë pikë… të gjitha këto mbi faktin që vendlindja ishte një oqean më tej. Më pas, hap pas hapi, fillon të ndjehesh pjesë e ambjentit ku jeton dhe për më tepër, fillon të mendosh mënyra se si mund të krijosh projekte që reflektojnë edukimin dhe prejardhjen. Ndjesia e të qënurit e huaj filloi të zbehej me çdo ndalesë tjetër: në Bloomington, Indiana, ku perfundova masterin me pedagogen Evelyne Brancart tek Jacobs School of Music – Indiana University, dhe së fundmi tek University of Miami, ku studjova me pedagogët Santiago Rodriguez dhe Naoko Takao.

Por, siç thashë, çdo pervojë më ka sfiduar në menyrë që të krijohet dhe të vazhdojë të konsolidohet karakteri im sot. Kështu që, sa më shumë etapa zhvillimi të mund të kalojmë, aq më të thella krijohen rrënjët e vetëbesimit dhe dëshirës për të vazhduar më tej.

Foto: Inesa Gegprifti, piano & Amadi Azikiwe, viole | Duo Koncert me sonatat e Paul Hindemith; Baltimore Festival (Drejtuese Artistike: Asiya Korepanova)

Tashmë pas vitesh të investuara në studime, mundi juaj është shpërblyer dhe ju jepni mësime pianoje edhe në “Frost School of Music – University of Miami”. Si është raporti juaj me nxënësit atje?

Mësimdhënien dhe dëshirën për të frymëzuar gjeneratat e reja e kam pasur gjithmonë si  një nga synimet e mia, dhe falë mësimdhënies që kam vështruar nga të gjithë pedagogët e mi gjatë viteve, shpresoj të kem arritur në një metodë pune që ndihmon studentët si të shprehen nëpërmjet muzikës me sa më vërtetësi dhe botëkuptim artistik. Në Miami, i jap mësim studentëve nga mosha 5 vjeç deri rreth 30 vjeç. Raportet që krijohen dhe metologjia e mësimdhënies është ndryshe në bazë të zhvillimit the aftësisë të çdo studenti, por gjithmonë mundohem të shikoj veten time si nxënëse gjatë procesit të edukimit të tyre. Duke qënë mësues pianoje, pjesë e profesionit tonë është të jemi për gjithë jetën, në vazhdimësi, studentë edhe vetë. Kështu që, mendoj se kam krijuar një farë raporti me çdo student që reflekton nevojat e tyre individuale e muzikore, me synim që të rriten artistikisht përgjatë rrugëtimit të tyre pianistik. Pavarësisht faktit që kam studentë të moshave të ndryshme, ndjej se ata të cilët mund të frymëzoj në mënyrë me direkte, janë studentët e Frost School of Music – University of Miami. Janë pikërisht po këta studentë që më sfidojnë mua të përparoj më tej si pedagoge. Ndjej një farë përgjegjësie ndaj tyre, sepse është pikërisht tek ky universitet që mora doktoraturën, e fakti që më dhanë mundësinë të filloj të jap mësim aty, më jep një shtysë të mëtejshme. Ky është viti i dytë që jap mesim tek departamenti i pianos, dhe deri tani, studentët kanë treguar se janë të gatshëm të asimilojnë konceptet që kam për t’ju ofruar dhe kam një marrëdhënie shumë të veçantë me secilin.

Mbiemri juaj shqiptar i bën kurioz nxënësit?

Ah, për këtë pyetje po ju tregoj për një situatë që ndodhi tek Boston Conservatory, kur isha në vitin e dytë. Klasa e historisë së muzikës, duke qënë a madhe (rreth 60 studentë) ndahej në grupe prej 10 vetash çdo javë për të diskutuar tematikën e javës. Asistentët e pedagoges kryesore na thërrisnin emrat çdo semestër për t’ju bashkuar grupit. Asistenti që më kishte mua në listë, fillon me Inesa G… Inesa Geg… Inesa Gegfr… Inesa Gegpri… më së fundi dorëzohet dhe më thërret thjesht Inesa G. (në anglisht Inesa “xhi”) që më bëri të tingëlloja si ndonjë rrepere. Që atëhere, bëj shaka me studentët kur iu them se një nga provimet e muajit të parë të mësimit përfshin shkruajtjen dhe shqipëtimin e saktë të mbiemrit tim. Fytyrat e tyra kthehen shumëngjyerëshe për pak kohë, deri sa e kuptojnë se nuk e kam më të vërtetë.

Por, shakatë mënjanë, jam krenare për mbiemrin që kam pasi shumë pak janë ata që mbartin këtë mbiemër. Babai, Nesti, është nga Pogradeci, dhe me sa di, janë vetëm dy fise me këtë mbiemër. Në fakt, edhe mbasi bëmë certifikatën e martesës me bashkëshortin, pianistin Redi Llupa, vendosëm që të mbaja mbiemrin tim.

Ju ndodh shpesh të flisni për vendlindjen tuaj, Shqipërinë, me miq dhe kolegë?

Nuk ka ditë që jo! E them pa ekzagjerim, pasi e mendova për pak para se t’i përgjigjesha kësaj pyetje. Arsyeja nuk është ndonjë ndjesi patriotizmi boshe, por me sinqeritet, është tradita – qoftë ajo popullore, apo ajo e edukimit muzikor. Çdo ditë më ndodh që të përmend metodat e solfezhit që perdornim në shkollë, apo menyrën se si kontrollet teknike zhvilloheshin tek Liceu Artistik, apo më tej mikëpritjen e pamatë, ushqimi i freskët e i shijshëm, natyra kaq e larmishme, vlerat e forta familjare, dhe lista mund të vazhdojë gjatë.

Edhe ata miq e kolegë të cilët e kanë vizituar Shqipërine, qoftë për koncerte, apo pushime, të gjithë kanë ikur me pershtypje nga më të mirat dhe me dëshirën për t’u rikthyer. Çfarë është kurioze për shumë prej njerëzve me të cilët flasim për vendlindjen tonë, është se nuk dinë se ku ndodhet në disa raste, por mbas dy apo tre fjalish përshkrimi, janë gati të marrin avionin e të vijnë!

Foto: Inesa Gegprifti, piano | Crumb’s Cosmos II; koncerti final i sezonit 2018-19 koncertor te Kaleidoscope MusArt | Fotografia: Sophia von Wrangell

Aktivitetet tuaja janë të shumtë, përmendim këtu koncertin që zhvilluat fundjavën që lam pas. Na tregoni diçka më shumë rreth tij, si dhe pa anashkaluar koncertin që jeni duke përgatitur.

Koncerti me datën 10 Tetor u mbajt në formatin virtual për shkak të pandemisë, dhe koncerti i rradhës do jetë me datë 24 Tetor. Regjistrimi për të parë koncertin është falas dhe të interesuarit mund të shikojnë detajet tek www.kaleidoscopemusart.com. Programi i këtyre dy koncerteve është ideuar rreth 250 vjetorit të lindjes së Ludwig van Beethoven. Kompozitorit madhështor i janë dedikuar plot stina koncertore dhe aktivitete në të gjithë botën, por këto dy koncerte fokusohen në trashegiminë që Beethoven ka lënë nëpërmjet një prej zhanreve më të vogla: bagatelle. Kaleidoscope MusArt, që prezanton këto koncerte, ështe nje organizatë jo-fitim prurëse me qëndër në Miami. Gjatë kohës që ishim akoma studentë doktorature, unë bashkë me Redi Llupa, Maria Sumareva (nga Moldavia), Akina Yura (nga Japonia), dhe Rodrigo Bussad (nga Brazili), nisëm një stinë koncertore të vogël e cila brenda dy muajsh filloi aktivitet të plotë vjetor. Që në Nëntor të 2015 kemi prezantuar koncerte që kanë marrë vlerësime të larta nga kritikët në Miami e më tej. Kaleidoscope MusArt ka në qënder të veprimtarisë programe që sjellin muzikë nga mjeshtrat e njohur të muzikës klasike përkrah veprave të panjohura apo të reja të muzikës kontemporane. Mënyra e programimit na ka ndarë nga organizata të tjera në Florida, pasi gjithmonë krijojmë tematika të veçanta që reflektohen në zgjedhjen e programit, e gjithashtu në përzgjedhjen e artistëve që marrin pjesë. Kjo organizatë është rritur nga një projekt pasioni i disa studentëve idealistë, në një forcë me vlerë për zhvillimin e muzikës gjithëpërfshirëse klasike e gjithashtu pasurimit të akitvitetit kulturor në Miami, FL. Tani, me nevojën për të transmetuar programet në mënyrë virtuale, shpresojmë të afrohemi tek sa më shumë dëgjues në mbarë botën. Koncerti i parë kishte të pranishëm nga Kanadaja, Japonia, Gjermania, Irlanda, Zvicra, e përtej SHBA-së. Ju ftoj të na ndiqni në koncertin e dytë, në 24 Tetor.

Angazhimet janë të shumta dhe sigurisht koha që mbetet për pushime mund të jetë e reduktuar, por a gjeni shpesh mundësinë për tú kthyer në Shqipëri?

Kjo pyetje më dhemb pak, sidomos këtë vit! Duke qënë të izoluar, të rritet akoma më tepër ënda për t’u rikthyer, e për më tepër, kur e di që nuk mundesh… Unë dhe Redi mundohemi të kthehemi për të takuar familjet çdo vit, dhe asnjëherë nuk duket gjatë mjaftueshëm.  Do ishte bukur këtë herë mbas izolimi që të ktheheshim jo vetëm për të rivizituar familijet, por edhe publikun shqiptar duke luajtur per të.

Një mesazh për të gjithë studentët shqiptarë të muzikës klasike që synojnë skenat ndërkombëtare?

Është vështirë të vendoset një mesazh i tillë në një fjali, apo paragraf. Çfarë mund të ndaj me lexuesit, janë parimet të cilat më kanë ndihmuar mua:

Puno shumë që pasioni dhe talenti të mos mbeten thjeshtë “dhurata” por të reflektohen në vazhdimësinë e jetës profesionale.

Dëgjo me vëmendje mësimet e atyre që dinë më shumë dhe kanë më tepër pervojë: përulësia nuk është shenjë dobësie, por mencurie.

Mëso nga mësuesit, po ashtu edhe nga miqtë e kolegët, gjithmonë një me frymë bashkëpunuese.

Mbi të gjitha, vepro në menyrë të ciltër ndaj vetes dhe atyre rreth teje: sjellja pozitive dhe me qëllime të qarta do përcjellë ndjesi besimi dhe vlere tek vetvetja, e gjithashtu tek të tjerët.