Ambasadori i Shqipërisë në Suedi, Virgjil Kule priti në një takim në Ambasadë mësuesit Mirela Bicaku, Sonila Kurteshi e Sadik Kelmendi.
“Sot na nderuan me praninë e tyre në ambasadë mësuesit Mirela Bicaku, Sonila Kurteshi e Sadik Kelmendi. Pas një bisede shumë të këndshme, mësuesit u pajisën me kontigjentin e librave shkollore të dërguar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Sqipërisë. Procesi i dorëzimit të librave është në vazhdim”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook.
Qendra e Botimeve të Diasporës vijon shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe.