Itali / Nis puna për themelimin e Shoqatës së Kontabilistëve Shqiptarë

E diel, 28 Prill, 2024

Anëtarët themelues të Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar Shqiptarë në Itali kanë zhvilluar një takim në Parma, me qëllim nisjen e punës për krijimin e shoqatës së parë të Kontabilistëve shqiptarë në Itali.

Janë rreth 35 ekspertët shqiptarë të regjistruar në urdhrin e Kontabilistëve Italianë të cilët prej vitesh punojnë në mënyrë të barabartë me kolegët e tyre italianë dhe që tashmë do të organizohen në një shoqatë.

Objektivi kryesor është të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e përbashkëta dhe të përhapura të anëtarëve të Urdhrit të Kontabilistëve dhe Ekspertëve të Kontabilitetit me origjinë shqiptare.

Ato janë kryesisht gra dhe vijnë nga e gjithë Italia me dëshirën e mirë për të rritur rolin e tyre dhe për të mbrojtur etikën profesionale, por edhe për të monitoruar mbrojtjen e të drejtave ekonomike të shtetasve shqiptarë në Itali dhe më gjerë.

Kjo është një iniciativë e rëndësishme që do të ndihmojë shumë emigrantët shqiptarë të kenë ndihmë nga profesionistë të vërtetë dhe të luftojnë natyrën e paautorizuar të njerëzve jo-kompetentë që punojnë në këtë sektor si ndërmjetës ndërsa nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë, pasi nuk janë anëtarë të Urdhrit të Kontabilistëve Italianë.

Së bashku me Shoqatën e Avokatëve Shqiptarë në Itali, kjo iniciativë e re përfaqëson një hap të rëndësishëm në jetën e komunitetit shqiptar në Itali.

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar Shqiptarë premton të krijojë dhe mbaj marrëdhënie me institucione italiane dhe shqiptare, ndërkombëtare dhe private për të rritur punën e tyre dhe të bëhet një urë e rëndësishme profesionale për jetën ekonomike dhe shoqërore të bashkatdhetarëve të tyre, për të mbrojtur të drejtat e tyre tregtare, taksave, punës dhe koorporatave dhe të jenë në përputhje me rregullat. /Albanianews