BSH: Hapja e ekonomisë i nxori bizneset dhe konsumatorët nga depresioni

E premte, 26 Prill, 2024

Dalja e ekonomisë nga “lockdown” ka nxjerrë pjesërisht bizneset dhe konsumatorët nga depresioni i thellë i tremujorit të dytë.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë tregoi se për tremujorin e tretë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit me 23 pikë, pasi kishte prekur nivelin më të ulët historik në tremujorin e dytë. Rritja u ndikua kryesisht nga përmirësimi i besimit të bizneseve, sidomos në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve.

Me gjithë rritjen, TNE është larg rikuperimit të plotë dhe ngelet ende ndjeshëm poshtë mesatares historike, si në nivelin mesatar, ashtu edhe për secilin prej sektorëve që e përbëjnë.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit u rrit me 23.2 pikë përqindje në tremujorin e tretë. Niveli më i lartë i atribuohet rritjes së të dy komponentëve formues të treguesit, përkatësisht balancës së aktivitetit ndërtues me 34.5 pikë përqindje dhe balancës së kontratave porositëse me 11.9 pikë përqindje. Përmirësim shënuan edhe balancat e tjera të vrojtimit për sektorin e ndërtimit, si gjendja financiare, punësimi, pritjet për të në tremujorin e ardhshëm dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Në nivele të përafërta u rrit edhe treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve, me 22.2 pikë përqindje. Të dy balancat përbërëse shënuan rritje, me 22.4 pikë përqindje ecuria e biznesit dhe me 22.0 pikë përqindje kërkesa. Në kahun rritës rezultuan edhe balancat e tjera të vrojtimit, si gjendja financiare, punësimi, pritjet për ecurinë e kërkesës dhe punësimit në tremujorin e ardhshëm.

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë u rrit me 14.8 pikë përqindje në tremujorin e tretë. Dinamika e përmirësuar e treguesit vijoi t’i atribuohet pothuajse tërësisht balancës së ecurisë së biznesit, e cila u rrit me 29.4 pikë përqindje. Ndërkohë, komponenti tjetër përbërës, balanca e pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm qëndroi pothuajse në të njëjtin nivel me një tremujor më parë. Balanca të tjera të vrojtimit për tregtinë, të cilat shënuan rritje ishin gjendja financiare, punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Rritjen më të ulët mes bizneseve e shfaqi treguesi i besimit në sektorin e industrisë, me 9.7 pikë përqindje. Përmirësimi  pasqyroi kryesisht rritjen e balancës së prodhimit, me 21.9 pikë përqindje, dhe në një masë më të vogël, rritjen e balancës së kontratave porositëse, me 9.9 pikë përqindje.

Treguesi i besimit konsumator u rrit me 3.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë. Balanca e blerjeve të mëdha u rrit me 8.2 pikë përqindje, ajo e situatës së përgjithshme ekonomike të pritur në vend u rrit me 3.1 pikë përqindje, ndërsa balanca e të ardhurave dhe shpenzimeve u rrit me 1.8 pikë përqindje. Ndërkohë, balanca e situatës financiare të pritur të familjes ngeli pothuajse e pandryshuar, çka tregon se pasiguria e konsumatorëve për të ardhmen ngelet e lartë. / Monitor