Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare marrëveshje me World Vision Albania

E hënë, 6 Maj, 2024

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka firmosur një marrëveshje dypalëshe me World Vision Albania. Në themel të së cilës është bashkëpunimi për rritjen e mirëqenies së fëmijëve, rimëkëmbja socio-ekonomike e familjeve më në nevojë, veçanërisht gjatë dhe pas situatave emergjente si pandemia Covid-19 apo tërmeti.

“Sipërmarrësit shqiptarë të Diasporës janë pranë atdheut në çdo moment dhe aq më shumë për fëmijët që janë e ardhmja e kombit. Është kënaqësi për ne të bashkëpunojmë me World Vision Albania për mirërritjen dhe sigurinë e fëmijëve dhe familjeve shqiptare,”- tha Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës.

“Pandemia COVID-19 na sfidoi të gjithëve, por pasojat socio-ekonomike më së shumti i ndjenë familjet më në nevojë. Marrëveshja me Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka shumë rëndësi për Ëorld Vision Albania sepse së bashku me partnerët tanë do të vijojmë të mbështesim fëmijët dhe familjet shqiptare, ashtu siç kemi bërë përgjatë 21 viteve që punojmë në Shqipëri. Në këtë rrugëtim të gjatë e plot të papritura është i nevojshëm bashkëpunimi mes institucioneve, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile në mënyrë që procesi i rimëkëmbjes të jetë i shpejtë e që çdo fëmijë ta jetojë jetën në plotësinë e saj,” – theksoi drejtoresha e World Vision Albania, Eljona Boçe Elmazi.

Dhoma e Biznesit të Diasporës gjatë më pak se një viti nga krijimi i saj është angazhuar në çështje humanitare dhe sociale, duke mundësuar ndihma për familjet në nevojë pas tërmetit të 26 nëntorit, duke mundësuar donacionin tre biznesmenë të Diasporës prej 5 mijë testesh pranë Ministrisë së Shëndetësisë etj.

Që prej fillimit të pandemisë COVID-19, World Vision Albania po punon ngushtësisht me komunitetet, partnerë të tjerë në terren dhe autoritetet për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.