Sërish progres në lirinë ekonomike Shqipëria ngjitet në vendin e 26-të në botë,

E shtunë, 27 Prill, 2024

Instituti “Fraser” ka publikuar raportin e vitit 2020 për lirinë ekonomikë, që është një prej raporteve më prestigjioze në nivel global në këtë drejtim. Sipas raportit të këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 26-të në botë, ndër 162 ekonomi, duke qenë një prej vendeve me performancën më të mirë në botë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, renditja e këtij viti përkthehet në një përmirësim me 4 pozicione në renditjen globale, pasi një vit më parë renditej në vendin e 30-të në botë.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është e para ndër to. Madje, Shqipëria është më mirë në renditje edhe se vende si Finlanda, Norvegjia, Islanda, Spanja, Italia, Belgjika apo Franca, sa për të përmendur disa. Përllogaritja e indeksit të lirisë ekonomike bëhet mbi bazën e disa nën-indikatorëve të ndryshëm. Performancën më të mirë Shqipëria e regjistron në drejtim të qendrueshmërisë së parasë, duke u renditur në vendin e 6-të në botë, nga vendi i 14-të i një viti më parë.

Është pikërisht ky indikator që ka nxitur edhe ripozicionimin në hartën globale. Ndërkohë, performancën më të dobët e regjistron në drejtim të rregullatorëve të biznesit, që na rendit në vendin e 86-të në botë. Në nivel global ndërkohë, vendi më lirinë më të madhe ekonomike vlerësohet Hong Kongu. Scan