Sot katër vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës

E shtunë, 27 Prill, 2024

Katër vite më parë, më 5 shtator 2016 Papa Françesku shqiptoi formulën e shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës, Gonxhe Agnes Bojaxhiu (1910-1997). Një ditë historike për gjithë njerëzimin, e veçanërisht për shqiptarët.

“Shpall sot shenjtërimin e kësaj figure emblematike gruaje dhe të përkushtuar ndaj gjithë botës së bamirësisë. Qoftë ajo modeli juaj i shenjtërisë! Kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmoftë të kuptojmë gjithmonë e më shumë se kushti ynë i vetëm i veprimit të jetë dashuria falas, e çliruar nga çdo ideologji dhe e drejtuar ndaj të gjithëve pa dallim gjuhe, kulture, race apo besimi! Mendoj se do ta kemi pak të vështirë ta quajmë Shën-Tereza, pasi shenjtëria e saj është kaq pranë nesh, kaq e qetë dhe e gjendur sa spontanisht mund të vazhdojmë ta quajmë Nënë Tereza”, tha gjatë ceremonisë me rastin e shenjtërimit të Gonxhe Agnes Bojaxhiut, Papa Françesku.

Nënë Tereza ka qenë fituese e Çmimit Nobel për Paqe. Në vitin 1979, kur ajo mori Çmimin e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.”

Ka lindur në Shkup më 26 gusht 1910, në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane. Ajo vdiq në Kalkutë, Indi, më 5 shtator 1997.

Ajo ishte misionare katolike me origjinë shqiptare e lindur me emrin Gonxhe Agnes Bojaxhiu.

Nënë Tereza themeloi misionarët katolikë të komunitetit bamirës në Kalkutë në vitin 1950 duke qëndruar mbi 45 vjet në shërbim të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve.

Papa Gjon Pali II e shpalli lumturimin e Nënë Terezës më 19 tetor të vitit 2003, ndërsa për t’u shpallur shenjtore është nevojitur verifikimi nga papa i dy mrekullive të saj.

Vatikani ka pranuar shërimin e një gruaje nga kanceri dhe një shërim tjetër nga tumori në Brazil.