Grupi i Miqësisë Kanada-Shqipëri mbështetje për marrëveshjen për pensionet

E shtunë, 4 Maj, 2024

Ambasadori shqiptar në Kanada Ermal Muça ka realizuar një takim virtual me anëtarë të Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri, ku u theksua edhe njëherë miqësia tashmë e thelluar shqiptaro-kanadeze viteve të fundit. Në takim morën pjesë znj. Julie Dabrusin, sekretare parlamentare e Ministrit të Trashëgimisë, si dhe deputetët znj. Lianne Rood dhe z. Francesco Sorbara. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social Facebook, Ambasada Shqiptare në Ottawa deklaron: “Krahas konfirmimit nga ana e kryetares, znj. Dabrusin, për vijimësinë e grupit të miqësisë edhe në këtë legjislaturë të re të parlamentit, ata bashkëbiseduan mbi situatën dhe zhvillimet në kuadër të pandemisë COVID-19, bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në këtë kuadër, zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet dypalëshe shoqëruar me komunikime të vazhdueshme ndërmjet drejtuesve të diplomacive të të dy vendeve.”

Në këtë takim u diskutua edhe çështje me interes për komunitetin shqiptar në Kanada, siç është ratifikimi nga Kanadaja i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, proces të cilin e ka ndalur koha e pandemisë COVID-19, ngase parlamenti kanadez ka përjetuar kalendar të kufizuar të sesioneve të tij. Në takim u premtua nga bashkëbiseduesit, veçanërisht kryetarja Dabrusin, për angazhimin e shprehur dhe mbështetjen e vazhdueshme, si edhe gatishmërinë për realizimin e takimeve të radhës në format edhe më të gjerë.

Grupi Parlamentar i Miqësisë Kanada- Shqipëri është themeluar në maj të vitit të kaluar, me nismën e deputetes liberale dhe mikes së shqiptarëve të Torontos Julie Dabrusin. Ajo vitet e fundit është parë të jetë aktive edhe nëpër aktivitetet e komunitetit shqiptar, jo vetëm në zonën të cilën ajo e përfaqëson në parlamentin kanadez.  Në mbledhjen e parë pas aprovimit të statutit të Grupit znj. Dabrusin është zgjedhur në mënyrë unanime  kryetare, ndërkohë që pas themelimit të këtij Grupit është shtuar edhe numri i anëtarëve me deputetë dhe senatorë që njohin apo duan ta njohin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edhe komuniteti shqiptar në Kanada është mirënjohës për vëmendjen dhe përkushtimin e kryetares së Grupit të Miqësisë Kanada- Shqipëri, Julie Dabrusin, e cila duket të jetë gjithmonë në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në mes Shqipërisë dhe Kanadasë, si dhe dëshiron t’i ruajë lidhjet dhe komunikimin edhe  me komunitetin shqiptar këtu.
Deputetja Julie Dabrusin u bë e njohur për shqiptaret më 28 nëntor 2018 kur, në seancën plenare të parlamentit kanadez uroi shqiptarët për ditën e tyre kombëtare. Ajo mbajti një fjalim të shkurtër duke u ndalur pak në historinë e kësaj dite për shqiptarët. “Pas 5 shekujsh, nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912”, qe shprehur ajo, duke shtuar se në 28 nëntor “shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e

Flamurit’. Në përfundim të fjalimit të saj prekës, ajo kishte uruar shqiptarët në gjuhën shqipe, përshëndetje e cila u prit me entuziazëm nga komuniteti shqiptar në Kanada dhe më gjerë.