Shqiptari emërohet kryekëshilltar i presidentit të Turqisë

E hënë, 6 Maj, 2024

Shqiptari nga Shkupi, Sabri Demiri, është emëruar këshilltar kryesor i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në vendimin e Gazetës zyrtare turke nënvizohet se Demiri është emëruar kryekëshilltar me nënshkrimin e presidentit Erdogan, shkruan INA.

Në vitin 2009, më ftesë të Erdoganit – aso kohe kryeministër i Turqisë – Demiri u emërua këshilltar i tij, punë të cilën e ka vazhduar deri tani.

Ai arrin të dëshmohet si një kuadër i dalluar në fushën edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sidomos Ballkanit, ku përfshihet në kabinetin e kryeministrit të asaj kohe të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai në këtë periudhë emërohet këshilltar për marrëdhënie me mediat dhe publikun. Ndërsa më pas merr detyrën e këshilltarit kryesor për Ballkanin.

Pas zgjedhjes së Erdoganit për president i Turqisë në tetor të 2014, Demiri po ashtu bëhet pjesë e kabinetit të tij në cilësinë e këshilltarit.

Sabri Demiri, ka lindur në ish-kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, në Shkup, ai kishte rrugëtuar në Turqi për të studiuar, pa e ditur se do të bëhet pjesë e ekipit të një prej liderëve më të fuqishëm në botë.