Sot 110 vjetori i lindjes së Shenjtores Terezë, nënë e jetës, dashurisë e paqes

E diel, 28 Prill, 2024

Sot 110 vjetori i lindjes së Shenjtores shqiptare Nënë Terezës, një nga figurat më të ndritura botërorë dhe të popullit shqiptar.

Nënë Tereza, e njohur ndryshe me emrin e saj të vajzërisë Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur në vitin 1910 në Shkup, tani kryeqytet i Republikës së Maqedonisë, i cili atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Familja e saj ishin shqiptarë etnikë, dhe katolikë të devotshëm.

Ajo vendosi qysh në moshën 12-vjeçare se donte të bëhej një misionare në Indi.

Në moshën 19-vjeçare, u bashkua me Urdhrin irlandez të Loretos, ku ka mësuar gjuhën angleze dhe në vitin 1929 u dërgua në Indi.

Nënë Tereza, e cila e mori emrin nga Tereza e Lisieux, nisi të jepte mësim në një shkollë në Darjeling, një qytet në ultësirën e Himalajeve. Pastaj, në vitin 1946, pas konflikteve që mbërthyen Indinë e sunduar nga britanikët në atë kohë, ajo dëgjoi “thirrjen brenda” saj për të ndihmuar të varfrit, ndërsa jetonte në mesin e tyre.

Pas 10 vjetësh që u përkushtua duke ndihmuar të varfrit në lagjet e rrënuara të Kalkutës, ku thuhet se 100,000 persona ishin të pastrehë, hapi një bujtinë me bazë në një tempull hindu në Kaligat, e më pas një shtëpi për fëmijët e braktisur dhe një strehë për personat që vuajnë nga lebroza.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në 1979 për punën e saj në Kalkuta

Nënë Tereza e përmblodhi jetëshkrimin e saj me këto fjalë: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”.

E gjithë jeta dhe vepra e Shën Nënë Terezës është një dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria ndaj madhështisë e dinjitetit të çdo njeriu, ndaj vlerësimit të gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, ndaj vlerës së pakrahasueshme të miqësisë personale e të thellë me Zotin, që lidhet e ushqehet përmes lutjes së vazhdueshme, meditimit të Fjalës së Zotit, adhurimit të të Shenjtueshmit Sakrament të Eukaristisë, të Jezu Krishtit të Kryqëzuar. Këtu Nënë Tereza gjente ushqimin e saj shpirtëror dhe fuqinë për të kundruar njeriun, posaçërisht të varfrin e të nëpërkëmburin në dritën e dashurisë së Hyjit.

Jeta e saj është vërtetë dëshmi e dinjitetit dhe e privilegjit të shërbimit të përvuajtur. Ajo deshi të zvogëlohej sa më shumë para syve të Zotit, duke u bërë shërbëtorja e më të vegjëlve. „Ti duhet të jesh dora e Provanisë Hyjnore kur nuk të shikon askush, në mënyrë që ata të cilët marrin të mira e ndihmë, t’i jenë mirënjohës Zotit e jo ty“, thoshte Shёn  Nënë Tereza. Kështu krahët e saj u bënë krahët e vetë Zotit e ajo, simbol i dukshëm, i prekshëm i dashurisë së Tij Hyjnore. Mbi vete mori barrën e rëndë të të gjithë të varfëve e të braktisurve të botës, duke e ditur se kështu plotësonte vullnetin e Zotit të vet.

Ky pra është edhe thelbi i spiritualitetit të Nënë Terezës, që i ka themelet në dashurinë e pakufishme të Atit Qiellor për të varfrit e të braktisurit, e cila gjen shprehjen më të lartë në misterin e Kryqit e të ngjalljes së Krishtit. Kjo është edhe forca e vërtetë mistike e mësimit që na la trashëgim Shёn Nënë Tereza.

Sa herë, në ferrin e lagjeve të Kalkutës, ose në atë, shpesh edhe më tragjik, të Perëndimit, …sapo dukej Nënë Tereza, njerëzve të përulur nga fati i keq e nga mjerimi, u shndriste në fytyrë një shprehje lumturie, mirënjohjeje, besimi. Sikur vetëm prania e kësaj gruaje, që mishëronte bamirësi e dashuri, ta zhdukte frikën, ta mbushte barkun bosh, të rijepte shpresën. Sepse ky ishte mesazhi i vetëm i Nënë Terezës: t’u thoshte njerëzve, që vuajnë, se janë krijuar nga dora plot dashuri e Zotit, për të dashur e për t’u dashur.

Pra, Ganxhe Bojaxhiu – Shën Nënë Tereza, është dhuratë tejet e çmueshme për botën dhe dishepulle e vërtetë e dashurisë së Krishtit. Jeta dhe dëshmia e kësaj ikone të vërtetë të dashurisë së Zotit, së cilës pikërisht me 26 gusht i kremtohet përvjetori i lindjes, janë një ftesë për mbarё Kishës dhe për mbarë njerëzimin, që t’i shërbejnë me besnikëri Zotit në njerëzit më të varfër ndër varfër, në njerëzit më nevojtarë e të jenё dëshmitarë e përçues tё qytetërimit tё dashurisë.

E mënyra më e mirë për të kremtuar dhe për t’ia uruar përvjetorin e Lindjes Nënës sonë shenjte e të dashur shqiptare, Ganxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës, është  të vazhdojmë ta ndjekim dhe ra imitojmë shembullin e saj, e të jemi kudo mjete të dashurisë, tё vëllazërimit dhe të paqes hyjnore.

Një ultra konservatore

Misioni i saj u përhap në të gjithë Indinë, dhe fama e saj u rrit bashkë me të. Në vitin 1970, gazetari Malcolm Muggeridge bërë një film që e solli Nënë Terezën në vëmendjen e Perëndimit.

Muggeridge, një agnostik, u frymëzua për t’iu bashkuar besimit katolik.

“Fjalët nuk mund të përcjellin mirënjohjen që kam për të,” shkroi ai.

Nënë Tereza ka kundërshtuar me patos të madh përdorimin e kontraceptivëve dhe abortin. Ajo u shpreh në një konferencë në Oksford në vitin 1988 se kurrë nuk do të lejonte një fëmijë që i ishte besuar kujdesit të saj që të adoptohej nga një grua që kishte bërë një abort më parë apo kishte përdorur kontraceptiv.

“Një grua e tillë nuk mund të të dojë”,- pati thënë Nënë Tereza.

Pikërisht ky mendim e kishte vënë Nënë Terezën në kundërshtim të madh me lëvizjen feministe.

Germaine Greer e kishte quajtur “një imperialiste fetare”. Shkrimtari Christopher Hitchens kritikoi gjithashtu shoqatën e krijuar nga Nënë Tereza për lidhjet me diktatorët si Duvaliers në Haiti dhe Enver Hoxhën në Shqipëri.

Pikëpamjet e saj të vijës së ashpër mbi abortin dhe kontracepsionin u mirëpritën nga Papa Gjon Pali II i cili e cilësoi Nënë Terezën si një zëdhënëse të kauzave papale.

Nënë Tereza, pasuria e të cilës ishin vetëm një kovë dhe dy sari, erdhi për të simbolizuar dashurinë për ata që nuk u ofrohet dashuri dhe kujdes për ata që janë të vetëm.

Në fjalët e Malcolm Muggeridge, ajo kontribuoi “diçka të bukur për Zotin”.

Ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë, u shpall e Lume në Vatikan nga Papa Shën Gjon Pali II më 19 tetor 2003, u shpall Shenjte në Vatikan nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.