Rrëfimi i Gjergji Pollos, jeta e një shqiptari në Argjentinën e largët

E diel, 5 Maj, 2024

Kur dëgjon për Argjentinën dhe lidhjet e shqiptarëve me të, në mëndje të shkon shkrimtari argjentinas Ernesto Sabato, me rrënjë shqiptare nga e ëma e tij që gjithmonë jetoi me nostalgjinë e të parëve.

Sot pjesa më e madhe e shqiptarëve atje janë arbëreshët e fundviteve 1870-1900, ndërsa pjesa tjetër kanë shkuar këto 30 vitet e fundit. Gjergj Pollo është njëri prej tyre, djaloshi i cili na njeh me Argjentinën, dhe lidhjet mes shqiptarëve.

Prej shumë vitesh është në Buenos Aires, që kur i ati i tij punonte në ambasadën shqiptare në Argjentinë, madje ai vetë tregon pse ka lindur në Meksikë. Lidhjet e tij me Shqipërinë tashmë janë përmes rrjeteve sociale dhe komunikimet video me familjen, ndërkohë që ka 6 vjet që nuk e ka vizitur vendin tonë. “Flas me prindërit përmes rrjeteve sociale dhe marrëdhënia nga cepi në cep është e vështirë por tashmë jemi mësuar. Këtë vit doja të vija por nisi pandemia dhe pushimet i mora në një vend afër Kilit”, thotë Gjergji.

Më poshtë intervista e plotë ku Gjergji na rrëfen dhe për situatën atje për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe menaxhimi i autoriteteve.

Gjergji Pollo/ Buenos Aires

Gjergji prej sa kohësh jetoni në Argjentinë dhe me çfarë merreni aktualisht?

Unë jetoj ne Buenos Aires, kryeqytetin e Argjentinës prej gati 20 viteve. Unë jam diplomaur në Tregëti Ndërkombëtare dhe aktualisht po studioj në Universitetin e Buenos Aires juridik. Prej shumë vitesh punoj në hoteleri, jam “menaxheri” i një hoteli, por fatkeqësisht falë pandemisë tashmë jemi paralizuar si sektor.

Dhe në Argjentinë, vendi ku ju jetoni ka shumë shqiptar. A keni krijuar një rrjet me njëri- tjetrin për të qenë më pranë dhe në ndihmë të njëri-tjetrit? A mbani kontakte me autoritetet shqiptare në Amerikën Latine?

Faktikisht Argjentina e post pavarsisë ( 1810) ka pasur politika shteti ku nxitej ardhja e emigrantëve ( sidomos) të Europës për të populluar tokat që nuk kanë fund, për dorë pune dhe normalisht formimi i një identiteti kombëtar me kulturë europiane.
Komunitetet më të mëdhaja janë italianë dhe spanjollë, pavarësisht se të gjitha vendet e Europës kanë komunitetet e tyre.

Ndërsa Shqipëria ka një komunitet shumë të vogël, biles, çdo herë e më i vogël.
Pjesa me e madhe janë me origjinë shqiptare, ndërsa pjesa tjetër ka ardhur në 30 vitet e fundit ( ndër ta, dhe unë).Fatkeqësisht, nga distancat e mëdhaja nuk kemi një organizim të madh por mundohemi të paktën dy herë në vit të mblidhemi për 28 nëntorin dhe për festën e “emigrantit” ku janë të gjitha komunitetet.

Një gjë që më ka bërë shumë përshtypje është komuniteti “arbëresh” (të cilët kanë mbërritur në Argjentinë gjatë luftrave të shekullit XX ) dhe akoma ju mësojnë fëmijëve pjesë të gjuhës shqipe. Ndër ta, me origjin nga mamaja, është edhe shkrimtari i famshëm argjentinas Ernesto Sabato.
Sa për autoritetet shqiptare, nuk kemi përfaqësim diplomatik që prej vitit 2011 ( mos gaboj), thjesht kemi një “konsull nderi”

Gjithsesi, unë personalisht ruaj kontaktin me disa prej shqiptarëve që kanë ardhur këto 30 vitet e fundit dhe me ambasadën tonë në Brazil.

Përsa i përket pandemisë nga koronavirusi, Amerika Latine është bërë tashmë një nga vatrat e nxehta të Covid. Çfarë masash ka vendosur Argjentina në parandalimin e përhapjes së virusit?

Sa për pandeminë, Argjentina, Uruguai dhe Paraguai kanë rezultatet më të mira në të gjithë Ameriken Latine. Këto dy vendet e fundit kanë një avantazh me pjesën tjetër, pasi janë vende të vogla, me popullsi të vogël dhe të shpërndarë në të gjithë territorin dhe jo me qytete të mbipopulluara.
Psh, Uruguai ka një sipërfaqe prej 176.220 km2 dhe një popullsi prej 3.449.299 banorësh, ndërsa vetëm La Ciudad Autónoma de Buenos Aires (Kapitali kosmopolitan i Argjentinës) ka një sipërfaqe prej 203 km2 dhe një popullsi prej 3.075.646. Pra, është më e vështirë të kotrollosh virusin në këto qytete të mbipopulluara ku dhe për fat të keq, ka dhe ato lagjet e quajtura “villas” që jane lagje shumë të varfra ku në një dhomë mund të jetojnë deri në 10 persona ( e pa besueshme, por reale).
Gjithesi, për mendimin tim, në Argjentinë, patëm disa elemente që na favorizuan shumë në këto kohëra kaq të vështira.

Elementi i parë, është se sapo kishte marrë pushtetin një qeveri e re dhe normalisht ishin më të “freskët” për tu ndeshur me këtë betejë.
Për me tepër, kjo qeveri është “peroniste” dhe njihen per politikat e tyre publike në favor të sektorëve më të prapambetura dhe për investimin nga shteti në shërbimet publike.

Masat e para ishin një karantinë strikte për dy muaj, perforcimi i sektorit të shëndetësisë dhe asistimi i sektorit privat me subvencionime të 50% të rrogave të punëtore ( atyre që janë në të bardhë, normalisht), ulje e disa taksave industrisë,krijimi i një asistence familjare për personat në nevojë për rreth 200 dollarë në muaj, kredi me taksë 0 për monotributistët dhe një pagë mujore ekstra për të gjithë punonjësit e shërbimit të shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë u ndalua qarkullimi, transporti publik u limitua dhe për të levizur duhet të kesh një leje speciale. Po ashtu u aprovua një ligj i ri që quhet “teletrabajo” ( home office) që vendos detyrimet dhe të drejtat në marrëdhëniet e punësimit mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Elementi i dytë, është se epiqendra e virusit para nesh ishte Europa dhe kjo na dha mundësinë të shihnim çfarë ndodhi atje dhe normalisht efekti këtu ishte një koshience e gjeneralizaur ( të paktën në pjesën më të madhe të popullsisë).

Elementi i tretë është përgjegjësia qe ka pjesa më e madhe e popullsisë për të mbrojtur veten dhe të afermit duke respektuar protokollet. Rrugët janë gati bosh, ata pak njerëz që lëvizin perdorin maskarina, alkool në xhel mbi të gjitha mbajnë një distancë prej dy metrash njëri nga tjetri.

Po përsa i përket ekonomisë argjentinase a mund të themi se vështirësitë ekonomike janë shtuar për njerëzit?

Efektet në ekonomi normalisht nuk janë shumë të mirë. Edhe pse pati shumë ndihma publike nuk u mund të evitohej që gati 400.000 persona të humbnin vendet e punës, u rrit inflacioni, ra prodhimi dhe konsumimi.
Gjithsesi, të gjithë janë pozitivë dhe mendojmë se ekonomia rekuperohet, por jetët e humbura jo.

Ndërkohë, edhe pse kemi një karantinë më të fleksibilizuar tashmë, unë kam që në fund të marsit që nuk dale nga shtëpia fare, vetem në supermerkate dhe ndonjëherë bëj ndonjë xhiro të vogël dhe kthehem prapë./ tirananews.al