Rritja e rasteve në Greqi, izolim 7-ditor për të ardhurit nga Shqipëria

E premte, 26 Prill, 2024

Rritja e rasteve me covid-19 në Greqinë që deri më tani krenohej me shifrat e ulta të pandemisë, ka alarmuar autoritetet në vend. Ekspertët shëndetësore theksojnë nevojën e masave strikte për të parandaluar një shpërthim të ri të pandemisë, pasi 121 infektime u konfirmuan gjatë 24 orëve të fundit.

Kryeministri Kiriakos Mitsotakis e cilësoi situatën si shqetësuese, dhe paralajmëroi se mund të shtrëngonin edhe më tej kufizimet.

“Gjatë ditëve të fundit kemi parë rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19, të cilat ndryshojnë nga ato që pamë gjatë valës së parë. Kjo është diçka që na shqetëson. Respektimi i rregullave në fuqi është me i nevojshëm se kurrë për të parandaluar një shpërthim të ri, që do të çonte në përhapje komunitare të virusit dhe në masa të reja kufizuese që do të dëmtonin ekonominë”, deklaroi kryeministri grek.

Në kuadër të përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Athina zyrtare njoftoi se do të vendosë në karantinim 7-ditor të gjithë ata që do të hyjnë në Greqi nga Shqipëria. Gjithashtu si pjesë e kufizimeve të mëtejshme në kufijtë tokësore, kalimi në pikën e Kakavijës do të jetë i ndaluar nga ora 11 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit.

Edhe pse të ardhurit nga jashtë kanë kontribuar në shtimin e rasteve, të dhënat sugjerojnë se shumica e infektimeve janë të brendshme. Epidemiologët thonë se faktori r, që mat nivelin e riprodhimit të virusit, është rritur në 1 nga 0.4 që ishte në mesin e muajit korrik. A2CNN