Greqi / Xhoi, inxhinierja shqiptare kampione e botës në Kick Boxing

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Xhoi Keliraqi ka lindur dhe është rritur në Greqi, nga prindër emigrantë. Ish-redaktorja më e re e medias komunitare “Gazeta e Athinës”, e pranishme çdo javë në rubrikën për fëmijë, tashmë është një vajzë e rritur dhe mjaft e suksesshme. Gazetare nga shkolla fillore sepse ndryshe nga qindra e ndoshta mijra fëmijë të tjerë, flet dhe shkruan shqip shkëlqyeshëm, me një fjalor gjuhësor tepër të admirueshëm, që megjithatë në rastin e Xhoit përbën vetëm një grimcë e aktivitetit masiv e të vazhdueshëm.

Takimi ynë pas vitesh në kopshtin e preferuar për të dyja, atë të “Muzeut të Monedhës”, në qendër të Athinës ishte një oaz freskues, si ecuria dhe idetë e 21-vjeçares Xhoi. Gjatë bisedës së gjatë studentja e Inxhinjerisë së Ndërtimit në “Universitetin Shtetëror të Atikës Perëndimore” nuk rrëfeu thjesht rrugëtimin fëminor drejt kupës së botës në Kick Boxing apo sukseset e tjera, por si një aktiviste e sensibilizuar ngre dhe pyetje kuptimplotë, duke evidentuar me perceptimin e duhur problemet e sistemit grek në integrimin real të brezit të dytë të emigrantëve: fëmijëve të lindur apo të rritur në Greqi!

Si mikesha të vjetra të një ideali (pavarësisht diferencës së konsiderueshme në moshë) të paralajmëroj se arritjet do mbeten në fund. Transmetimi i mesazheve dhe problematikës së komunitetit ty të paktën të kanë preokupuar që fëmijë, përderisa pas stërvitjes, mësimeve, aktiviteteve të tjera, këmbëngulje të ishe e pranishme në një rubrikë të posaçme në ish-“Gazetën e Athinës”. Brenda kësaj dekade, Xhoi fëmijë-Xhoi e rritur, sa ka ndryshuar vërtet situata për komunitetin shqiptar në Greqi?

-Integrimi në Greqi ishte, është dhe kam frikë se do mbetet çështje personale! Çfarëdo që të bësh, sado të studiosh, të përpiqesh, nëse prindërit njohin njerëzit e prirur për ndihmë dhe bëjnë lëvizjet e duhura, atëherë fëmijët lehtësohen disi, pajisen me pasaportë greke tashmë. Nëse prindërit nuk e kanë këtë mundësi, atëherë je i vetëm, i bllokuar në një sistem që shumë herë është krejt absurd. Le të lëmë mënjanë aktivitetin tim që fëmijë në vend, mjafton fakti që jam lindur e rritur në Greqi dhe sot 21-vjeçe unë nuk disponoj akoma shtetësinë greke. Megjithatë, unë theksoj se ky është vetëm një aspekt i realitetit.

Nga ana tjetër, në natyrën time jam tepër optimiste dhe gjithmonë shikoj anën pozitive të jetës. Fakti që shkruaja çdo javë në “Gazetën e Athinës”, që fëmijë e në gjuhën shqipe më jepte një sadisfaksion të madh. Imagjino të jesh fëmijë që shkruan me orë të tëra, e zhytur në botën e pafajshme e më pas të lexosh artikujt në një gazetë, që qarkullon në të gjithë Greqinë! Po kështu u ndjeva kur mora pjesë dhe në një konkurs krijimesh letrare, që u organizua vite më parë. Mami im, Armela Hysi, shkrimtarja dhe njeriu më i talentuar që njoh, më mësoi shqip me abetare, hartime, diktime, mësim i kompletuar. Pasioni të shkruaj nga artikuj në përralla, histori, madje të më detyronin mësueset të ndaloja se filloi ora tjetër e mësimit, matematika etj., nuk besoj se do më braktisë ndonjëherë, thjesht do të evoluohet në një tjetër dhunti, më të pjekur e më të kompletuar. E bashkë me këtë proces rritje e pjekurie realizohet dhe integrimi i kompletuar, në çdo shoqëri që ndodhesh.

Ndërkohë që pas zhbllokimit të ngërçit të 2011-ës, me qeverinë e mëparshme SYRIZA, brezi i ri aplikoi masivisht e shumica janë tashmë shtetas grekë. Çfarë ndodhi në rastin tënd?

-Në fakt, nuk është vetëm rasti im, se tani që po merrem intensivisht me çështjen, kam njohur shumë e shumë të tjerë të kapur në të njëjtat bllokime absurde ose qesharake. Kur linda, infermierja e maternitetit, kopetente për gjendjen civile propozoi me nxitim tek prindërit e mi emrin grek ekuivalent të Xhoit që është Ioanna, madje me dy “n”. Imagjino dy prindër kaq të ri, mami im ishte rreth 20 vjeçe kur më lindi, pak pasi erdhi në Greqi, akoma në delirin e fëmijës së parë dhe krejt naivë ndaj burokracisë që pasndiqte, as u kaloi nëpër mend të merren me detaje të tilla. Infermierja nuk e mendoi gjatë, prindërit e mi jo, personeli preferon emra grekë, se vështirësohen me përkthimin e të huajve, kështu që ishte formula më e preferuar. Emri im ishte një frymëzim i mamit nga “Ode to Joy” e Beethoven që u shndërrua në “Ioanna” të përhershëm për aktin e lindjes, ndërkohë që në të gjitha, po të gjitha dokumentat e tjera, quhem Xhoana. Tashmë mbetet të pres të kalojë izolimi nga covid-19 dhe të bëhet gjyqi i njehsimit të emrave. Por këto janë situata rutinë këtu, jam e sigurt që bashkatdhetarët e mi në Greqi kur ta lexojnë, thjesht do gjejnë vetveten.

Normalisht, legjislatura parashikon pajisjen me shtetësi greke tek brezi i dytë brenda 6-muajve nga aplikimi, por në fakt periudha kohore është 2-3 vjet. Domethënë, ke kohë akoma, po gjithsesi, në cilin aspekt mendon se do të vlejë më shumë dyshtetësia?

-Të jem e sinqertë, nuk e kisha ndjekur procedurën më parë, kam lejen e qëndrimit si “Second Generation” një leje qëndrimi 5-vjeçare me të gjitha të drejtat. Thjesht, tani që jam studente mendova përse të mos marr pjesë dhe unë në një program Erasmus? Përse të mos vazhdoj studimet master pa kostot e larta si shtetase e një vendi të BE-së? E sapo fillova procedurën u ndesha me këtë pengesë, por edhe me një sistem më tepër burokratik e kohëzgjatur seç e prisja. Gjatë procedurës kam njohur dhe shumë bashkëvuajtës, si për shembull një vajzë që ka të njëjtin emër, me një ndryshim të vogël por të patejkalueshëm për sektorin publik: në aktin e lindjes “Ioanna” në dokumentat e tjera “Ioana” me një “n”. Akoma pret gjyqin për të vijuar procesin e shtetësisë… Absurde? Por mëse e vërtet!

Vërtet, Xhoi, ti që kurrë nuk i preve lidhjet me Shqipërinë, ke një përgjigje për pyetjen rutinë tek çdo emigrant: si ndjehesh?

Po edhe të doja të thosha “greke” kushtet nuk e lejojnë. Nuk jam shtetase greke. Kështu që jam një njeri i ri që gëzon e krenohet njësoj me arritjet e atdheut dhe vendlindjes, si dhe trishtohet po njësoj në fatkeqësi apo probleme madhore. Kaq e thjeshtë, je një njeri që i përket dy vendeve, do dy vende dhe në rastin tim janë fare afër e shumë të ngjashëm, në mjaft aspekte.

Atlete, kampione bote në artet marciale, një integrim i plotë dhe madje me kurorë… Po vërtet, një fëmijë krijues, adhuruese e letërsisë, që shkruan e lexon me mani, si mundet të kombinojë brishtësinë e moshës me dinamizmin e Kick Boxing?

-Krejt rastësisht, pasi si fëmijë kisha provuar nga baleti, basketbolli e një sërë sportesh dhe nuk e gjeja veten askund, vendosëm me prindërit të provojmë dhe artet marciale. Atëherë isha vetëm 7 vjeçe dhe kisha shumë frikë se si do mund të qëlloja unë njerëzit! Trajneri im, Janis Theofanus, sapo kishte hapur shkollën “Fight Club” në Galatsi, lagjen time. Unë jam brezi i parë i atletëve të tij, një vit tepër i suksesshëm, ndërsa më kujtohet që Theofanus më trajtonte si fëmijën e tij. Rreth një vit më pas, kur isha 8-9 vjeçe Theofanus u kërkon prindërve të marrim pjesë në një ndeshje. Këtë radhë ishin ata që hezituan “po do e qëllojnë”, vërtet ishte për të qeshur. Si përfundim unë mora pjesë dhe fitova. Kaq ishte!

Në moshën 12-vjeçare fitova Kupën Panhelenike, e para në Greqi. Mora sërish trofeun e kampiones së Greqisë në moshën 13 vjeçe dhe 15 vjeçe.

Në moshën 16 vjeçare morrëm pjesë në Kampionatin Botëror, më kujtohet programi strik përgatitor. Çdo mëngjes, me disiplinë të egër, zgjohesha herët në mëngjes, bëja vrap, pastaj shkollë, pastaj stërvitje, ndërkohë që kërkesa e llogarisë ishte e lartë se isha në vitin e parë të Liceut…

Sa e lehtë është të jesh atlet profesionist në Greqi?

Aspak! Në Greqi nuk ekziston termi “atlet profesionist” dhe njëkohësisht nxënës me pretendime akademike, siç për shembull në Amerikë, Kanada a gjetkë në Europë. Është e vështirë sepse nuk ndihmon shteti, nuk ka lidhje nëse je vendas apo i huaj, thjesht nuk ka kuadër të tillë dhe kjo e bënë që të mos e kuptojë gjithkush se duhet të bësh gjimnastikë sa duhet, se ushqimi është i caktuar, i kufizuar dhe me orar, duke trajtuar njësoj çdo nxënës. Më kujtohet që në aktivitete të ndryshme shkollore, kur bashkëmoshatarët e mi gjimnazistë merrnin pjesë në festa e party, ekskursione, piknike, unë duhet të isha e disiplinuar, të flija herët, të mos isha e pranishme. Atëherë ankohesha e mërzitesha shumë, tani ama e vlerësoj këtë sakrificë dhe këmbënguljen e prindërve të bëj durim.

Diçka tjetër që më kujtohet, në kampionatin botëror të vitit 2013 në Itali, ndërsa të gjitha vendet kishin shumë atletë në skuadër, sponsorë, mbështetje financiare, Greqia kishte vetëm 7 atletë dhe asnjë çmim stimulues. Në atë kampionat botëror fitova medaljen e argjendtë, e dyta në botë. Pa asnjë sponsor, pa asnjë promovim nga ministria përkatëse. Dhe flasim për një sport që së shpejti do të përfshihet në Lojrat Olimpike, që ndiqet masivisht e që preferohet gjithnjë e më tepër, nga brezi i ri sepse duke bërë diçka që të argëton, trupi forcohet, bëhet muskuloz e më i shëndetshëm…

Shumë interesante kjo pjesa e vlerësimit, si reaguan organet kopetente vendase në arritjet e tua madhore? Përveç artikujve në media, me superlativa për çdo pjesëmarrje…

Unë kam fituar dy herë medaljen e argjendtë në kampionatet botërore të Kick Boxing në peshën nën-55 kg. Arritje të konsideruara të jashtëzakonshme për Greqinë, me shumë vlerësime nga kampionë të Lojrave Olimpike e shumë e shumë të tjera. Pa e tepruar shumë, kam arritur nivelin më të lartë në Artet Marciale. Kështu, në fund të maturës në Liceun e Përgjithshëm, e vetëdijshme se do të bëhem trajnere dhe personal trainer, po të paktën mësuese e fizkulturës, bashkë me trajnerin tim Janis Theofanus u drejtuam në ministrinë e Kulturës dhe Atletikës për të siguruar pikët ekstra dhe bursën përkatëse në Akademinë Shtetërore “TEEFA”. Nuk do e harroj kurrë sa u shokova kur më thanë se i plotësoj të gjitha kriteret, përveç që nuk jam shtetase greke. E këto bursa të privilegjuara ofrohen ekskluzivisht për shtetasit grekë… Zhgënjim, trishtim, pasiguri, të gjitha këto vetëm pak ditë para provimeve Panhelenike.

Xhoi Keliraqi  

Sot studion në një degë shumë premtuese për të ardhmen. Ambjenti akademik, universiteti shtetëror i Athinës, ofron shanse të barabarta tek të gjithë studentët në Greqi?

-Ndjehem shumë me fat që kalova me provimet panhelenike në një universitet shtetëror grek, e madje në një degë të tillë si Inxhinjeria e Ndërtimit. As e prisja dhe as e ëndërroja, thjesht si çdo maturant pas fazës së provimeve plotësova kërkesën e aplikimit. Pas një faze zhgënjyese për humbjen e të drejtës në Akademinë e Sporteve, gradualisht u përqëndrova në degën e re dhe vërtet ndjehem jashtëzakonisht e privilegjuar. Të jem e drejtë, në Greqi, ndryshe nga shumë vende të tjera, favorizohemi në shumë aspekte. Në radhë të parë, studiojmë krejtësisht falas, librat e sendet janë falas, ushqimi tre herë në ditë është falas dhe mjaft cilësor në mensën studentore fare afër shkollës, akoma dhe strehim ka falas për sa studiojnë jashtë vendlindjes. Ambjenti akademik është mjaft cilësor, spektri profesional është mjaft i gjerë, shanset për master si dhe punësim janë të shumta. Nuk do të mund të kërkoja më tepër!

E sikur të mos mjaftonin këto, në njëfarë mënyrë magjike gjen kohë e fuqi të aktivizohesh si moderatore në ekranin televiziv, bashkëpunime të famshme në modeling,  sfilata të stilistëve me karrierë botërore, një yll skenik po lind?

-“Karriera” ime televizive ka filluar që fëmijë, në emisionin e gatimit me chef e madhe greke, Vefa Aleksiadhi. Atëherë më zgjodhën për tre puntata, një eksperiencë e paharruar. Ndërsa pjesëmarrja e fundit në show televiziv po shfaqet tani në kanalin “Skai”, jam kapitene e skuadrës greke në “Eurogames” që u xhirua në Itali, me moderator për Greqinë, gjithashtu të mirënjohurin Themis Georgantas. Më shumë një aktivitet sportiv sesa shfaqje televizive, me pjesëmarrje ndërkombëtare të gjashtë vendeve, mes tyre Greqia, Italia, Spanja, Rusia, Polonia etj.

Paralelisht, kam patur fatin të punoj si modele për stilisten Olga Karaververi, kompaninë e veshjeve “Kathy Heyndels” me stilist Janis Tongos,  Mya Collection , çantat “Veni Morgan” me stilist Pandelis Venizelos, me RBPD fashion Culture me stiliste Neli Vergopulu, me stilisten Dhimitra Nikas, Laskaris, Tranulis. Media greke i kushtoi një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ekskluziv dy-vjeçar me Christian Dior Hellas.

Dy janë faktorët më impresionues në sferën e modelling, i pari që në Greqi është sfera ku mungon krejtësisht racizmi, sepse stilistët dhe stafi përkatës preferojnë elementin ndryshe, jo të zakonshmen, me shumicë. Pak a shumë, si çdo sferë arti, ku nuk ka rëndësi emri, por cilësia shprehëse për krijuesin. Njëkohësisht, eliminova dhe çdo pikëpyetje apo iluzionet që mund të kenë fëmijët e të rinjtë për botën e famës dhe imazhit televiziv.

Faktori i dytë është se përmes promovimit të produkteve stilistike unë arrita të transmetoj mesazhin tim që nuk është tjetër veçse “moda është shëndet, është trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë”. Unë jam atlete dhe si e tillë marr pjesë në sfilata, jo thjesht si një modele. Të ushqehesh mirë, të bësh gjimnasikë, të kujdesesh për vete është bukuri e kompletuar dhe këtë imazh dua të promovoj.

Së fundi, akoma dhe në periudhën e krizës, pagesat ishin shumë korrekte dhe bashkëpunimet mjaft profesionale, me respekt dypalësh kështu që për çdo gjë që kam jetuar, jam shumë mirënjohëse.

Por nuk mund të them se kjo sferë përbën prioritet për mua, aspak madje, kështu që jo, nuk po lind e as po bie asnjë yll! 

Atëherë, me aq sa mund të parashikohet e ardhmja, cila nga pasionet e Xhoit do triumfojë në fund?

-Në vitin e parë të universitetit, pas zhgënjimit të madh të refuzimit të pikëve për Akademinë e Atletikës, u regjistrova në një shkollë amerikane dhe u diplomova për trajnere skuadrash dhe personal trainer. Njëkohësisht jam anëtare e Federatës Panhelenike të Kick Boxing, si disponuese e brezit të Zi, kështu që megjithëse për momentin punoj dhe si modele, sporti është pjesa e pandarë e jetës time. Vitet e fundit, po më injektohet edhe pasioni për sferën e inxhinerisë, madje po depërton  thellë në qelizat e mia duke u transformuar në një mision të së ardhmes. Mesa mund të parashikoj, do formuloj një kombinim tip “Xhoi” për këto dy sfera, me kalimin e viteve.

Së fundi, Xhoi do të vijojë karrierën e saj në Greqi apo me marrjen e shtetësisë greke, do të ndjekësh traditën e qindra bashkatdhetarëve, akoma dhe grekëve, duke u larguar nga Ballkani?

-Më pëlqen shumë Greqia, gjithmonë shikoj anën pozitive dhe mundem të triumfoj në çdo situatë të vështirë apo problematike. Nga ana tjetër mendoj se çdo i ri duhet të ketë shansin të jetojë një eksperiencë jashtë Ballkanit. Besoj se pas diplomimit si Inxhinjere Ndërtimi do të jetoj e punoj disa vite në Gjermani, do e doja këtë eksperiencë në jetë. Por këto janë plane e ëndrra akoma, prioritet ka e sotmja dhe për këtë duhet të vendosim të gjithë një hallkë, si në zinxhirin e përpjekjeve kundër burokracisë tërkuzë e sistematike ballkanike ashtu dhe me sjelljen tonë të qytetarit të rregullt për një shoqëri sa më progresive, bazuar në parimet europiane, me shanse të barabarta, pa diskriminime, këtu ku ndodhemi…

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 